Kotzias takon studentët: Traktat i 
ri miqësie mes Shqipërisë e Greqisë

Kotzias takon studentët: Traktat i <br />ri miqësie mes Shqipërisë e Greqisë
Zgjidhje të çështjeve të mbetura pezull në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe ndoshta një Traktat i ri Miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ishte kjo ajo që parashtroi ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias para një auditori me studentë të Universitetit të Tiranës që u zhvillua në Godinën "Liria".

“Objektivi është forcimi i marrëdhënieve tona dypalëshe dhe forcimi i marrëdhënieve ekonomiko-sociale mes vendeve të rajonit. Duam të mos lëmë të pazgjidhura problemet e vjetra që do të krijonin vështirësi në ecurinë europiane të Shqipërisë. Dëshiroj që të zgjidhen me dialog mirëkuptim dhe mënyrë racionale. Roli i Shqipërisë në Ballkanin perëndimor është faktor kyç .Është e rëndësishme të arrihet mes nesh zgjidhja e problemeve bashkëpunimi në perspektiva. Zgjidhja e cështjeve të hapura të bëhet në bazë të së drejtës ndërkombëtare për të gjitha çështjet e hapura. Një traktat miqësie që brenda vitit të kemi rënë dakord në pikat kryesore”, u shpreh Kotzias. 

Ministri grek iu desh të përballej dhe me studentët për çështjen e detit, debatin disa vjeçar për të cilën me herët e kishte quajtur "shumë zhurmë për asgjë". Studentët e revoltuar i kërkuan t’i falte Shqipërisë detin grek, por Ministri iu shmang përgjigjes me diplomaci. 

 Gjatë fjalës së tij, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati theksoi se kërkohet dialog dhe mirëkuptim për zgjidhjen e problemeve të vjetra. “Kemi hapur një linjë dialogu të qartë dhe pika të përbashkëta, për disa nga çështje që ngelen të hapura. Besoj se me dialog dhe mirëkuptim që nuk është shpesh i lehtë. Disa problematika duhet t'i tejkalojmë. Besoj se këtu roli ynë është i rëndësishëm, por nuk mund të kufizohet kjo marrëdhënie mes qeverive”, theksoi ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi