Kovaçevski bisedë telefonike me Von der Leyen: KE mbështet dialogun Maqedoni e Veriut-Bullgari! Synimi konferenca e parë ndërqeveritare

Kovaçevski bisedë telefonike me Von der Leyen: KE mbështet dialogun Maqedoni e Veriut-Bullgari! Synimi konferenca e parë ndërqeveritare

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka biseduar sot në telefon me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, për vizitën e fundit të kryeministrit bullgar Kiril Petkov.

Presidentja e KE-së Von der Leyen përshëndeti dialogun e vendosur në nivel kryeministrash, theksoi se Brukseli e mbështet fuqishëm këtë proces dhe se ajo personalisht dhe i gjithë Komisioni, janë të gatshëm ta ndihmojnë atë, me synimin për të mbajtur Konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur.

Bullgaria po bllokon hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me Maqedoninë, pasi kërkon rishkrimin e plotë të historisë dhe identitetit kombëtar maqedonas. Petkov propozoi që negociatat të zgjerohen dhe të përfshinë kulturën, infrastrukturën, ekonominë dhe integrimin në BE. Të dyja palët planifikojnë të arrijnë njëfarë përparimi në gjashtë muajt e ardhshëm, pas së cilës Bullgaria mund të heqë përkohësisht veton.

Presidenti Pendarovski sot ka biseduar edhe me presidentin bullgar Rumen Radev dhe së shpejti pritet të takohen katër komisionet e përbërë nga zyrtarë të lartë të qeverisë.

J.GJ./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër