Kovaçi duarartë nga Fieri që modifikoi lopatën në moshën 12-vjeçare: Rridhnin duart gjak dhe e bëra praktike për punëtorët (VIDEO)

Hasan Arapi nga Fieri që në moshën ka 12-vjeçare ka punuar si kovaç.

Me mjeshtërinë dhe përkushtimin e tij ka modifikuar shumë vegla bujqësore dhe industriale duke i bërë ato më funksionale.

82-vjeçari tregon sesi arriti që ta bëjë lopatën më praktike për punëtorët e ndërtimit në vitin 1950.

Mjeshtëritë e Hasanit nuk kanë të sosur, 82 vjeçari ka dhënë mësim në shkollën industriale të Fierit si dhe ka krijuar bandën muzikore në këtë qytet.

Hasani njihet nga qytetarët fierakë por edhe në zonat përreth si 'kovaçi duarartë' që me mjeshtërinë e tij ka modifikuar shumë vegla bujqësore dhe industriale duke i bërë ato më funksionale.

Kur ishte vetëm 12 vjeç, rreth viteve 1950 Hasani tregon që ka modifikuar lopatën, punimin e parë të cilin e ruan me fanatizëm edhe sot në çantën që qendron në ndenjësen e biçikletës së tij të vjetër.

Ai tregon me detaje sesi arriti që ta bëjë lopatën më praktike për punëtorët e ndërtimit në vitin 1950.

"U bë në vitet '50 për ndërtimin e vendit, por ustallarët tanë e bënin lopatën 4 mm të trashë dhe më të rëndë.

Në moshë të vogël unë mendova të bëja lopatën 2 mm dhe e prodhova.

I palosa buzët komplet lopatës që mos të këputet. Tashmë akoma ekziston kjo lopatë në duart e mia", tha Hasani.

Punimet e tij artizanale kanë qenë të shumta, 82 vjeçari thotë se ka arritur të prodhojë dhe sustën për sondën e parë shqiptare.

"U prodhua në Tiranë për herë të parë sonda shqiptare sizmike, por u prodhua me sustë suzuku shumë të trashë dhe nuk kishte suspascion dhe unë bëra formën e re të sustës dhe fillova ta punoja, e lyeva me bojë të zezë edhe më pas u përdor për sondat", tha ai.

Duart e kovaçit fierak nuk kanë reshtuar së punuari prej 60 vitesh me radhë, me zgjuarsinë dhe mjeshërinë e tij ai arriti që të modifikojë dhe gërshërën e sixhades të cilat ishin prodhuar nga Uzina e Instrumentave në Gjirokastër por ishin të mëdha dhe lëndonin duart e punëtorëve, për këtë Hasani i përshtati duke i bërë më praktike.

Teksa u pikas dhe mjeshtëria e tij, Hasani nisi punë në azotikun e Fierit.

"Ngaqë ishin shumë të mëdhaja rridhnin duart gjak dhe unë e bëra më të vogël. Edhe në azotik më çuan dhe më sollën të punoja aty se përgatita dhe sferat e vogla", tha Hasan Arapi

Gjithashtu ai ka krijuar bandën muzikore e luan edhe në dy vegla.

"Unë kam punuar dhe në shkollën industriale, kam krijuar dhe orkestrën frymore në Fier, kam punuar me pallatin e kulturës me trombë", tha Hasan Arapi

Zanati i kovaçit në ditët e sotme pothuajse po humbet, pasi janë të paktë të rinjtë që duan të ushtrojnë këtë zanat me aq shumë mjeshtëri brenda.

Edhe pse kovaçi i Fierit Hasan Arapi vitet e fundit nuk e ushtron më këtë zanat ai ndihet i lumtur që ka mundur t'i japë Fierit punime nga mjeshtëria e tij për vite me radhë.

"I kam dhënë qytetit tim atë që pata mundësinë time dhe fierakët më duan shumë dhe une i dua shumë", është shprehur ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O MIU HALEVE: 09/02/2020 11:40

    Po pse o mi halesh su komentua çfar thash gabim o wc publike o IDJOT I LER .

    Përgjigju
  • PËR FIERAKUN: 09/02/2020 11:39

    O fierak igjithi RAK ti kti burri si vjen te thoi këmbës se i ka duart e Arta. Kurse ti pa dyshim si ke as 2 klas shkoll. Se një njeri me kultur e nderon një njeri si ky. Po ti ske respekt për veten e jo më të kesh për të tjerët.

    Përgjigju
  • Fieraku: 09/02/2020 01:07

    Ky esht dore e zez. Esht I cmendur

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 08/02/2020 22:51

    Bravo Hasan!! Mekat qe ke punuar ne socializem se te ishe ne kapitalizem do ishe miliarder tani!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Kupa e Ligës, Liverpool e Arsenal në gjysmëfinale! Atalanta dhe Roma goleadë në Itali (VIDEO)

Kupa e Ligës, Liverpool e Arsenal në gjysmëfinale! Atalanta dhe Roma goleadë në Itali (VIDEO)