Kovaçi mbledh prapë pedagogët në protestë: Sërish bojkot i mësimit, duhet një platformë e re universitare

Një grup pedagogësh kanë dalë sërish në protestë dhe paralajmëruan se do të vazhdojnë bojkotin e procesit mësimor derisa të merren parasysh kërkesat e tyre. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha në një deklaratë për mediat tha se protestat kanë nxjerrë në pah nevojën për një platformë të re universitare.

Kovaçi tha se nesër do të mblidhet një forum me të gjithë pedagogët e universiteteve, studentë dhe aktivistë ku do të diskutohet për problematikat e universiteteve.

“Derisa të marrin udhë plotësimi i kërkesave të profesoriatit dërguar autoriteteve. Procesi i ndjekjes së peticionit e protestat kanë nxjerrë në dritë nevojën për një platformë të re universitare. Nesër në orën 11 do të jetë një forum i gjerë me Profesoratin, pedagogë, studentë, aktivistë, gazetarë. Ditë e rëndësishme për të përfshirë idetë e zgjeruara të këtij grupimi, do jepet në forum përmbledhje e ideve që do përfshihen më pas në një platformë të re të universiteteve. Bojkot i përgjithshëm i mësimit dhe pjesëmarrje e përgjithshme në këtë Forum. Dekanët po mbledhin njerëzit për ti kërkuar mungesat. Do jenë para gjykimit të plotë të profesoratit pas dy vitesh. Vota nuk do manipulohet më. Do kërkojmë që përfshirja e studentëve në votim të jetë minimumi 20 përqind”, u shpreh ai.

Disa prej pedagogëve vijojnë protestën prej ditësh, ku ndër kërkesat e tyre kryesore është rritja e pagave.

Kërkesat e pedagogëve
-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 0la: 25/10/2022 14:21

    Ua gruaja e Olldashit ne proteste?per hatri e Saliut qe i vrare burrin?

    Përgjigju
  • Studenti: 25/10/2022 13:44

    Pedagoget me te pa afte dalin ne proteste,ata qe marrin para studenteve,ju doni me ndihmuar Sali qenin,e Ilir hajdutin por koha juaj dhe e tyre ka mbaruar

    Përgjigju
  • KCK: 25/10/2022 12:56

    Kap c'a t'kapesh.

    Përgjigju
  • samiu: 25/10/2022 12:45

    Po iko ore Sander, mbaroi koha jote dhe e birbove te tu.

    Përgjigju
  • kosta: 25/10/2022 11:46

    o medet sa rende jeni, doni te merrni dhe titullin profesor si ne kohen e Berishes. iku vapa me gushtin shiksa shtrojuni punes beni libra dhe mos i shisni si frengu pulen. kjo debilja e olldashit nuk e kuptoj ckerkon aty po msi duket paska ngel pa lek se nuk ja paska treguar burri te gjitha .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë