Tirane- Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Saimir Hysa. Në mënyrë unanime trupa gjykuese e KPA-së vendosi sot lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke aplikuar parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit lidhur me gjetjet për një çështje dhe bilancin negativ të shtrirë në vite, që u cilësua modest.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM rekomandoi apelimin e vendimarrjes së Komisionit, duke sugjeruar që disa prej gjetjeve në kriterin profesional dhe atë të pasurisë, të verifikoheshin nga KPA. Bazuar në këtë rekomandim, Komisioneri Ballhysa ushtroi ankim, duke kërkuar në përfundim gjatë konkluzioneve përfundimtare të hënën, konsiderimin e gjetjeve në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizmit në vlerësimin tërësor të çështjes, si dhe shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi.
Prokurori Hysa i kundërshtoi si të pabazuara shkaqet e ankimit duke theksuar se pasuria e tij është e provuar, si dhe se figura e tij është e konfirmuar nga gjithë institucionet përkatëse. Ai këmbënguli se kishte kryer si duhet detyrën e tij dhe vërejti se nuk mund të cënohej vendimi i Komisionit nga disa letra të dërguara në institucionet e vetingut, si dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit.
Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Rezarta Schuetz lexoi të mërkurën vendimin e përmbledhur për Hysën. Ajo vërejti se disa prej pretendimeve të Komisionerit në lidhje me kriterin profesional nuk qëndronin. Megjithatë, u evidentua se për një vendim mosfillimi, subjekti ka dështuar të bëjë verifikimet e duhura para se të arrinte në konkluzionin përfundimtar, pavarësisht paqartësive që mund të kishte pasur kallëzimi.
Kjo gjetje, së bashku me një bilanc negativ total në shumën rreth 780 mijë lekë të shtrirë në vite për krijimin e disa pasurive, u çmuan në parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit, si të pamjaftueshme për të ndryshuar vendimin e Komisionit për prokurorin Hysa, shkruan BIRN.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2801
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn
18 Dhjetor, 11:20
-
KPA largon përfundimisht nga Drejtësia prokuroren e Shkodrës! Edlira Cufit iu gjet lidhja me të dënuarin për prostitucion, i mbylli dosjen
17 Dhjetor, 10:31
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor, 20:15
-
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
12 Dhjetor, 16:37
-
Largohet nga vetingu gjyqtarja e Gjykatës së Gjirokastrës Mirela Iliopullo! E konfirmon dhe KPA
6 Dhjetor, 15:12
-
Vrau në Ndroq Alfred Dedjan/ Gjykatësja e 'Gërdecit' liroi Julian Gjoshin në 2021! Iu gjet pistoleta në makinë, tha se do e dorëzonte në komisariat! Raport mjekësor se vuante nga zemra
4 Dhjetor, 11:47
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor, 07:06
-
Vettingu/ Mbyllet rivlerësimi në KPK, në ‘filtër’ 805 magjistratët! Vetëm 373 u konfirmuan të ndershëm, qytetarët ndihmuan drejtësinë me rreth 6700 denoncime (SHIFRAT)
22 Nëntor, 12:05
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Lushnjës Artan Hazbi
20 Nëntor, 10:51
-
Apeli i GJKKO-së i përgjysmon dënimin Ardian Hajdarit, ish-anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit! Akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim pasurie (VENDIMI)
18 Nëntor, 12:21
-
KPA konfirmon shkarkimin e gjyqtares së Apelit në Tiranë, Evjeni Sinojmeri
14 Nëntor, 16:43
E meriton Roshi, si bavarez qe eshte loz per champions dhe se shpejti e duam pjese te Spak????????
PërgjigjuKonfirmim i merituar.Një ndër prokurorët më të mirë,më dinjitoz, më objektiv e më profesional në Prokurorinë e Tiranës. Për atë ç'ka është dhe ç'ka përfaqëson e mbron, uroj të bëhet pjesë e strukturave më të larta të sistemit të drejtësisë. Respekt dhe suksese për Prokuror Hysën!