Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Vlorës Erjon Çelaj.
Çelaj u shkarkua nga KPK më 21 shtator 2021, pasi iu gjetën probleme me pasurisë dhe në kriterin e figurës së tij.
Vendimi për shkarkimin e prokurorit është lënë në fuqi nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.
‘Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 448, datë 21.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Erjon Çelaj’, thuhet në njoftim.
Erion Çelaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar fillimisht si prokuror në Përmet dhe në Fier. Prej vitit 2008, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e rrethit Vlorë.
Komente

