KPA me një tjetër anëtar problematik, pas dënimit të Luan Dacit SPAK merr të pandehur Ardian Hajdarin! Akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë pasurie, pezullohet automatikisht

Thellohet skandali me trupën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas dënimit e shkarkimit të Luan Dacit, SPAK ka marrë të pandehur një tjetër anëtar të këtij institucioni të rëndësishëm, Ardian Hajdarin. Report Tv mëson se atij i janë komunikuar akuzat për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë pasurie.

Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.

I njëjti kallëzim është bërë edhe për i ish-anëtarin tjetër të KPA-së, Luan Daci, i cili tashmë ka marrë dënimin nga GJKKO dhe më pas u shkarkua nga detyra. Ai u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën Gjykatën e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit.

Tani në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit kanë mbetur vetëm 5 anëtarë duke qenë se sipas ligjit Ardian Hajdari pezullohet menjëherë nga detyra, sepse është marrë i pandehur.

Neni 128 i Kushtetutës për pezullim nga detyra të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese

Aktualisht anëtarët e KPA janë Albana Shtylla, kryetare; Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.

Kallëzimi për Ardian Hajdarin

Ish -prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari, ish-prokurori i Korçës Elsion Sadiku dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla, të cilët janë shkarkuar nga detyra gjatë procesit të rivlerësimit, kanë kallëzuar në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion jo vetëm Luan Dacin por edhe Ardian Hajdarin për falsifikim dokumentesh me qëllim që të zgjidhej në Komisionet e Rivlerësimit.

Sipas tyre, ndryshe nga sa ka deklaruar para Komisionit Ad Hoc të Kuvendit, Hajdari në CV-në e tij, ka deklaruar se ka ushtruar profesionin e avokatit nga viti 2002-2004 dhe nga viti 2006 e në vazhdim. Pra, për 13 vite pasi përvoja tjetër profesionale si jurist në Hidrocentralin e Komanit dhe Bashkinë e Vaut të Dejës nuk përfshihet në grupin e profesioneve të parashikuara në ligj.

Hajdari akuzohet se ka gënjyer dhe ka deklaruar të dhëna të pavërteta në Kuvend kur ka thënë se ka ushtruar profesionin e avokatit për 17 vite, në një kohë kur ai nuk mund të punonte jurist në administratë dhe njëkohësisht të ushtronte profesionin e avokatit.

Denoncuesit e kanë kallëzuar dhe për “fshehjen e të ardhurave”, pasi ai është regjistruar për herë të parë në organet tatimore për të ushtruar profesionin e avokatit, në prill të 2007-ës.

Më herët, sipas të njëjtëve ai nuk ka qenë i regjistruar në organet tatimore para kësaj periudhe dhe nuk ka paguar sigurimet shoqërore për ushtrimin e profesionit të avokatit. Gjithashtu Hajdari është paditur për veprën penale, “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Sipas denoncuesve, Hajdari nuk ka deklaruar fare të ardhura gjatë vitit 2017, ndërkohë që gjatë intervistimit në Kuvend, në cilësinë e avokatit, ka thënë se ka përfaqësuar dhe mbrojtur një numër shumë të lartë çështjesh gjyqësore.

“Krijohen dyshime se ai ka krijuar të ardhura nga avokatia gjatë vitit 2017, por nuk i ka deklaruar në tatime dhe, si rrjedhim, nuk i ka deklaruar as në deklaratën e tij të pasurisë”, pretendojnë denoncuesit të cilët shtrojnë pyetje se si janë përballuar prej tij shpenzimet për jetesë dhe si janë paguar taksat fikse të ushtrimit të aktivitetit të tij”, thuhet në kallëzimin e dorëzuar në SPAK.

 

(Kallëzimi penal për Ardian Hajdarin)

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Soni: 27/01/2022 19:43

    Ma ordiner se ty nuk paska

    Përgjigju
  • Natalia: 27/01/2022 17:37

    Po ata te KPK pse nuk i vetifikoni, ka anetare qe kane mbi 300 milion leke neper banka, nderkohe qe juriste si ky Hajdari kane qene

    Përgjigju
  • Daci: 27/01/2022 17:16

    Po Xhaferllari dhe Bejtja! jane me keq se ky Hajdari pa kualifikim dhe te vendosura ne GJ.Kushtetuese nga Ilir hajdut Floriri pse nuk meren me keto!

    Përgjigju
  • Aaaaa: 27/01/2022 17:01

    Rrofte reforma. Poshte reforma

    Përgjigju
  • Mirel: 27/01/2022 16:16

    Ik o Gripi se te paska zene gripi dhe nga mendja. Jo po i pushkatojme tani. Nga e gjete korrupsionin ti qe thua u shkarkua apo ta kane shperlare trurin me keto llogjet e medias. Eshte shkarkuar per pasaktesi ne deklarim dhe per pasuri te krijuara para se te fillonte pune sic ka ndodhur edhe me te tjere persona. Ik freskohu me une kur te mundesh se qenke shume jerm me gjithe kete urrejtje. Ndoshta e kane fajin keta qe te paska marre jeta kot

    Përgjigju
    • Shkodra: 27/01/2022 19:45

      O Ilir, per kete Hajdarin ka nje informacion te plote nga Sherbimi Informativ tek PRESIDENTI, Alfred Moisiu, pra (jO Ilir Meta) se :"Andri Ymeri, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, implikohet në korrupsion pasiv në cështjet për rritje të moshës. Bashkepunon me avokatin ARDIAN HAJDARI, si dhe babajn e tij, Faik Ymeri të cilët luajnë rolin e ndërmjetësit për persona që duan të rrisin moshën, kundrejt përfitimit të 1500–2000 euro”…Ishte viti 2006, kur Presidenti ishte kreu i larte i Drejtesise , me ligj.

    • @Mirel: 27/01/2022 18:44

      Zoti Mirel Sevdari je dakort te procedohet Antoneta sipas nenit 190 te. KP -Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Minimalja eshte kjo per Sevdaren o tru pis i palare se po te shohesh raportin e Disk per lidhjet e shkurtra te Antonetes me ata qe kanr emrin biznesmene por me origjine parate e krimit meriton dhe akuza te tjera. Hajduti therret kape hajdutin, kjo eshte dicitura juaj o tru palare. Mos na bej te themi te verteta te tjera dhe emra.

  • Gripi: 27/01/2022 15:49

    Shume mire qe SPAK merr te pandehur keta tr KPK, KPA etj por nje pyetje Legjitime duhet bere: Antoneta Sevdari qe u shkarkua nga te dy shkallet perse nuk merret e pandehur nga SPAK? A mundet kjo ish prokurore e shkarkuar tu bej karshillek ketyre orgsneve si Avokate? A do e hetoje SPAK Sevdarin pet pasuri te paligjshme dhe lidhjet e errets me boten e biznesit dhe krimit? Perse magjistratet e shkarkuar per korupsion fshehje pasurie jane ende ne sistem si Avokate te Krimit? Reforma dhe Vetingu a duhet ti qerronte keta gjakpires si Sevdari nga institucionet e drejtesise? Diku calon kjo reforme dhe veting perderisa shohim ende Sevdaret me shpate ne dore.

    Përgjigju
    • Grupi: 27/01/2022 22:29

      O Ilir Daci na trego nje rast te vetem ne USA ose ne BE qe nje gjyqtari te akuzuar per korupsion i hapen te gjitha praktikat e kaluara pervecse rastit kur eshte akuzuar konkretisht? Ti mund te japesh leksione jurisprudence neper bare si parazit o konviktor por jo ne auditor sepse IQ jote nuk te lejon te thuash me shume se cfare je. Ti thua " biles" kur duhet te thuash madje, thua disa shtete ne USA por nuk di te thuash asgje konkrete sepse nuk mesohet jurisprudenca dhe historia ne google. Citon patagrafe ne lidhje me procedurat e marrjes se provave dhe me paditurine tende i atribuon parlamentit kompetenca te ushtroje hetime dhe ndjekje penale te cilat nuk i ka me kushtetute, por i ka prokuroria qe ka marre te pandehur Hajdarin tend. Haxhi Giu u kap ne korupsion dhe sipas teje duhet te hapet procesi Hajdari pas 24 vitesh dhe te lirohen vrasesit? Po ashtu prokurori tjeter i ceshtjes u shkarkua sepse kishte fituar gjoja ne bixhoz 10 mije USD, ti lirojme vrasesit e Azem Hajdarit?? Ik o Ilir shko ne shkolle se ne tualet ke qene gjithe jeten.

    • @Ilir: 27/01/2022 20:28

      O Ilir Hajdari po ti more i shkrere emigrant je aty, kur u bere kaq i zoti sa te na tregosh kazuze pa kazuz konkret? Flet per etike nje llafollog si ty qe perdor fjalen " biles"?? Do japesh ti leksione jurisprudence sepse kujton qe google ka mbaruar per drejtesi ose histori. Ik o analfabet funkdional bej " euriditin" ne tavolina baresh dhe mejhanesh te nivelit tend medioker. Jo Dac Hajdari te denohen por te denohen ashper deri ne konfiskim pasurie magjistratet qe nuk kaluan vetingun per kriter pasurie ose kontakte te papershtatshme. Mendja jote e vogel flet per ideale anarkiste, nderkohe qe pragmatizmi te meson se keta gjytyryme i vendosen aty per te ngritur doren jo per te gjykuar. Tani nuk ju duhen me o Ilir Hajdari, kaq e thjeshte eshte.

    • Ilir: 27/01/2022 18:48

      Nje shtet ligjor e jo shtet patatinash si ky qe kemi ne ku kerma si puna jote duan te denojne kedo qe eshte mbi ta funksionon i bazuar ne ligje e ne etike.Nese ne USA zbulohet nje prokuror a gjyqtar i korruptuar atehere qe gjitha ceshtjet qe ai njeri ka gjykuar ne karriere i nenshtrohen kontrollit biles disa shtete ne USA i anullojne vendimet e tij dhe te denuarit te fajshem apo jo ikin ne shtepi.Ja ky eshte shtet ligjor.Si more kane genjyer Hajdari e Daci ne parlament e kane kapur ate vend pune dhe ti qe i vure aty nuk mban pergjegjesi.Ne nje shtet te se drejtes menyra e marrjes se provave te nje krimi eshte po aq per te mos thene me e rendesishme se vete prova .Ik bej shurren tani se nuk do te bej leksion ty une .

    • @Ilir: 27/01/2022 17:56

      O Ilir Hajdari vendimet i merr ONM dhe keta kukulla jane aty. Po kane shkelur ligjin te shkojne ne burg. Sipas llogjikes tende te ceket i bije qe te rishikohen edhe vendimet e ketyre kermsvr gjyqtare dhe prokurore te koruptuar qe shkarkohen nga vetingu. Njeri i ka bere me bixhoz parate, tjetrit ja hodhen ne dasem, tjetrit ja beri dhurate shoku vellai kunati, motra etj etj Sevdareve kane pasaktesi dhe nuk jane te koruptuar thote mirel sevdari me siper pavaresisht se ligji e denon me burg per falsifikim te vulave, stampave dhe dokumentave zyrtare. Te gjithe qe jane shkarkuar meritojne dhe burgun, ky eshte problemi jo Dac Hajdari qe politika i ka vendosur aty per te ndezur gjakrat e njerezve si ty qe nuk kapin thelbin.

    • vlora1: 27/01/2022 16:13

      Ky vend nuk behet.Ketu muti eshte bere mullar .Nuk gjendet nje i ndershem ti besosh nje pune,te gjithe jane o hajdut o kurvare.Zgjidhja e vetme eshte te sjellin gjyqtare nga jashte e mos ti lene me shume se 5 vjet se behen edhe ata hajdute ,si duket i infekton toka

    • Ilir: 27/01/2022 16:13

      Ti vetem nese je Hajdar apo Dac se kupton qe keta te KPK dhe KPA jane ordinera fare po fare fare .E kupton ti qe ky Hajdari nga jurist hidrocentrali perfundon zbatues i reformes ne drejtesi apo jo !!! Ne burg te paret duhen keta Hajdara e Daca , ata qe i kane emeruar ne ato vende keta monstra dhe ne fund edhe cdo prokuror e gjyqtar i korruptuar qe do kapet ne faj nga nje VETING I PASTER dhe i kryer nga njerez te ndershem dhe profesionist jo nga ca hajdute genjeshtare.E kupton ti qe me keto 2 skandale te KPA ne nje vend normal te gjithe prokuror e gjyqtare te shkarkuar do ktheheshin ne detyre.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit