Kolegji i Posaçëm i Apelit ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Tiranës, Mirela Zavalani  për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe për cenim të besimit të publikut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Mirela Zavalanin më datë 15 qershor pas një seance dëgjimore ku u evidentuan më së shumti gjetjet për pasurinë e vjehrrit të saj. Po ashtu, u trajtua edhe e ardhura e përfituar nga dhënia me qira kunatit, të një objekti në pronësi të bashkëshortit dhe babait të tij, deklaruar si një ndër burimet për një apartament në Tiranë.

Shkarkimin nga detyra të Zavalanit e ka kërkuar Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për mosdeklarim të mjaftueshëm të pasurisë si dhe cenim të integritetit.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 38/2023, datë 04.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 673, datë 15.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mirela Zavalani.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 673, datë 15.06.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Mirela Zavalani.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, sot, më datë 24.10.2025.