KPA rrëzon shkarkimin nga KPK të prokurorit Arqilea Koça: Vendim i padrejtë, të rikthehet menjëherë në Prokurorinë e Përgjithshme

KPA rrëzon shkarkimin nga KPK të prokurorit Arqilea Koça: Vendim i padrejtë, të rikthehet menjëherë në Prokurorinë e Përgjithshme

Prokurori Arqile Koça

KPA rrëzon vendimin e KPK për shkarkim nga detyra të prokurorit Arqilea Koça, duke e rikthyer këtë të fundit në detyrë.

Në vendimin e saj KPA e cilëson shkarkimin të padrejtë, ndaj urdhëron rikthimin e menjëhershëm të Koçës në detyrë pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Ishte vetë prokurori Koça, që apeloi vendimin, duke fituar kështu të drejtën për t’u rikthyer prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli sot vendimin për ankimin e paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arqilea Koça kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Koça është subjekti i 3 që rikthehet në detyrë nga KPA, pasi më parë janë rikthyer Fuat Vjerdha, Ervin Gogaj, ky i fundit u çua në shkollë për një vit. 

Prokurori i rikthyer në detyrë, prej afro 1 viti drejtonte në prokurorinë e përgjithshme Zyrën e Marrëdhënieve me jashtë ndërsa konkurroi për tu bërë edhe kryeprokuror pas largimit të Adriatik Llallës.

Njoftimi i vendimit:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 25/2019, datë 20.05.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arqilea Koça kundër vendimit nr. 113, datë 08.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 59, pika 1 dhe 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi:

1.            Ndryshimin e vendimit nr.113, datë 08.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arqilea Koça dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

2.            Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm

U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.12.2020.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani