KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës Arben Dosti

KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës Arben Dosti

KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës, Arben Dosti.

Vendimi për shkarkimin u shpall sot nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë.

Dosti u konfirmua në detyrë prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, më 3 dhjetor 2021, por vendimi i KPK u ankimua nga ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa.  

'Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 479, datë 03.12.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Arben Dosti.  Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në vendim.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petriti: 14/02/2025 18:11

    Një hajdut më pak. Por bashkë me Gent Dokollarin duhet të kthejnë ato 1 milion euro qe morën për gjyqin ne Apel Gjirokaster për tokat në Bregdet kunder Kryegjyshatës se Bektashinjve. Spak ta tërheqe dosjen dhe do shohë çudira plot 1 milion euro kanë marrë për këtë proces

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’