KPK e shkarkoi gjyqtaren Matilda Shalla më 2022 për shkak të pasurisë, Vettingu i KPA lë në fuqi vendimin për magjistraten e Fierit
Matilda Shalla gjatë Vettingut në KPK
Tiranë- Komisioni i Apelimit të Vettingut la sot (23 tetor) në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e gjyqtares Matilda Shalla, pas problemeve të konstatuara me kriterin e verifikimit të pasurisë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli më 28 prill të vitit 2022 shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Matilda Shalla, e cila e apeloi më tej.
Procesi i rivlerësimit për gjyqtaren Shalla në shkallën e parë u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja me relatore Panela Qirko dhe anëtar Roland Ilia.
Komisioni konstatoi balanca negative në vlera të mëdha në transaksionet e gjyqtares Shalla dhe ish-bashkëshortit të saj për blerjen e disa apartamenteve, për të cilat ajo këmbënguli se bëhej fjalë për të njëjtën banesë. Shalla dha shpjegime edhe për situatën e pasurisë pas zgjidhjes së martesës. Por sot edhe KPA është bindur se vendimi i KPK ka qenë i ligjshëm, duke e lënë në fuqi dhe shkarkuar përfundimisht magjistraten.
Matilda Shalla përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe punoi fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Prej vitit 2009, Shalla e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Fier.
Vendimi i marrë sot nga KPA:
“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo si kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Mimoza Tasi si anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 30/2022, datë 29.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Matilda Shalla, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 526, datë 28.04.2022.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 526, datë 28.04.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Matilda Shalla.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Dhjetor, 20:45
Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?
-
Po
79.3%
-
Jo
15.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 728
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentati në Ndroq, vetëdorëzohet autori i vrasjes së Alfred Dedjas, 26-vjeçari u shoqërua nga familjarët dhe avokati në policinë e Tiranës
2 Dhjetor, 17:40
-
Grupet kriminale shqiptare në Ekuador dhe Britani, Dumani: Kemi marrëveshje dhe skuadra të përbashkëta! Hetimet po japin fryte
2 Dhjetor, 17:04
-
Interpoli sjell në pranga nga Greqia të kërkuarin për trafik klandestinësh në Angli! I jep Turqisë 50-vjeçarin Akman, i dënuar me mbi 17 vite burg për trafik droge (EMRAT)
2 Dhjetor, 15:41
-
Hapen aplikimet për Forcat e Armatosura, ja cilat janë kërkesat e nevojshme që duhen përmbushur nga çdo rekrutues
2 Dhjetor, 15:24
-
Asnjë emigrant në Gjadër, aktivistët zhvendosin protestën te Kryeministria: Marrëveshja me Italinë ilegale
2 Dhjetor, 13:22
-
'Nata e Bardhë' rikthehet në Tiranë, ‘magji’ dhe yje në sheshin ‘Skënderbej’! Nga Alban Skënderaj te Era Rusi, ja artistët që ngjiten në skenë
2 Dhjetor, 10:58
-
Refik Halili nuk përmbahet, sulmon Armand Dukën: Këtu vriten për 500 lekë, ju po më shkatërroni miliona euro! Do na kenë në derën e shtëpive, kam besim vetëm te Edi Rama
1 Dhjetor, 21:35
-
Dramë deri në limite, Tirana dhe Partizani barazojnë 0-0 në derbin e 176-të! Qirko priti penallti në minutën e 90+7
1 Dhjetor, 20:59
-
Tiranë/ 50-vjeçari ekzekutohet brenda lokalit 'Kështjella'! Autori i dyshuar kunati i Altin Hajrit, pronar i 'Golden'! Viktima kishte punuar si menaxher i kompleksit ku u rrëmbye Jan Prenga (EMRAT+VIDEO)
1 Dhjetor, 15:54
-
Aksident me vdekje në Kamëz, arrestohet 30-vjeçari! I riu nga Texas përplaset me ‘Audi’-n te Bulevardi i Ri, 4 të plagosur
1 Dhjetor, 12:21
-
'Burgu' i të miturve, drogë, plagosje e vrasje, në institutin e riedukimit vuajnë dënimin 29 adoleshentë
30 Nëntor, 21:02
-
Derbi me Tiranën, Veselinovic: Kemi përballë një skuadër të madhe, Partizani do fitoren
30 Nëntor, 19:14