KPK e shkarkoi, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili
Gentiana Xhelili në seancën dëgjimore me KPK
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka rikthyer në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili. Siç bëhet me dije në vendimin e KPA-së, tupa gjykuese e përbërë Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, vendosën për ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili.
‘Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 38/2021, datë 14.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 369, datë 21.04.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b”, e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
1. Ndryshimin e vendimit nr. 369, datë 21.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 03.07.2023, në Tiranë.’- njofton KPA.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi me 21 prill gjyqtaren e Gjykatës Administrative Vlorë, Gentiana Xhelilin me arsyetimin se kishte mungesë burimesh për krijimin e pasurisë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria rënie drastike në testimin e njohurive PISA, i kujt është faji?
-
Kurrikulave
40.8%
-
Mësuesve
31.5%
-
Nxënësve
27.7%
Vota total: 184
Lajme të tjera
-
Dosjet e pluhurosura në Gjykata, Goci: Askush nuk mban përgjegjësi! Avokati Braho: 37 mijë dosje stok, duhet një reformë e re
23 Nëntor, 16:45
-
Komisioneri publik ankimon konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës Suela Salavaçi
22 Nëntor, 16:14
-
Gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit, vizitë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg
15 Nëntor, 18:56
-
Komisoneri Publik ankimon në KPA vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Elidon Hysenajt
14 Nëntor, 18:27
-
Probleme me pasurinë, shkarkohet gjyqtarja e Apelit e Tiranës, Maria Qirjazi dhe prokurori i Shkodrës, Arben Smaçi
9 Nëntor, 20:16
-
KPK e konfirmoi në detyrë, ONM kërkesë Komisionerëve Publikë: Të rishihet vendimi për prokuroren Salavaçi
8 Nëntor, 18:20
-
Pr/buxheti 2024, KLGJ e pakënaqur: Duhen para për rikonstruksionin dhe ndërtimin e gjykatave! KPA kërkon rritje pagash
7 Nëntor, 17:00
-
PD depoziton në Kuvend pr/ligjin për vetingun e politikanëve! Basha thirrje deputetëve: Votojeni, të tregojmë kush janë të korruptuarit
6 Nëntor, 17:06
-
Kërkohet shkarkimi i Prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako, Komisioneri: Nuk ka nivelin minimal kualifikues, lëvizte me makina pa targa
4 Nëntor, 08:59
-
KPK e shkarkoi, KPA ndryshon vendimin në favor të prokurorit Julian Xhengo: Pezullohet me një vit dhe të ndjekë Shkollën e Magjistraturës
2 Nëntor, 21:51
-
Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Vlorës, Herila Çela
30 Tetor, 12:47
-
Kthehet në detyrë gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Alma Hicka! Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndryshon vendimin e KPK
27 Tetor, 09:40