Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Gjirokastër, Alfred Agolli.
"Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.54/2019, datë 28.10.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Alfred Agolli, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 177, datë 08.07.2019.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 177, datë 08.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Alfred Agolli. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm", thuhet në njoftim.
Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK e përbërë nga kryesuesja Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Olsi Komici vendosën më 8 korrik 2019 që të shkarkojnë nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Gjirokastër, Alfred Agolli. Sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së, shkaku kryesor i shkarkimit ishte një hua e padeklaruar prej 3 milionë lekësh për blerjen e një apartamenti në Gjirokastër si dhe “deklarimet kontradiktore” të subjektit në lidhje me këtë hua.
Komisioni ka identifikuar edhe problemet në kriterin e profesionalizmit për ish-kreun e Prokurorisë së Apelit të Gjirokastrës, ndërkohë që një raport i DSIK-së për papërshtatshmëri u rrëzua si e paprovuar nga trupa gjyqësore.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.3%
-
Jo
21%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2839
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
”Bild” jehonë Shqipërisë, në krye të destinacioneve për vitin 2025
7 Janar, 10:44
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Zjarr te Mitropolia Ortodokse në Gjirokastër, flakët e shkaktuara nga qirinjtë e besimtarëve djegin vendin e lutjeve (VIDEO)
5 Janar, 11:55
-
Gjirokastër/ Zjarri përfshin banesën në lagjen 'Palorto', shkak dyshohen skorjet e oxhakut të papastruar prej vitesh
4 Janar, 20:51
-
Zgjaten afatet/ Kryetari dhe anëtarët e KPK-së do të mbrohen nga Garda e Republikës, deri më 31 dhjetor 2025
2 Janar, 17:24
-
I riu përplas me makinë këmbësorin 81-vjeçar në aksin Këlcyrë-Përmet, aksidenti shkakton trafik të rënduar (EMRAT)
2 Janar, 14:34
-
Gjirokastër/ Lazaratasi i dehur përplas makinën e policit jashtë shërbimit, arrestohet 34-vjeçari pas aksidentit
2 Janar, 11:33
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Dhunohen 30 varre në fshatin Kutal të Përmetit! Banorët njoftojnë policinë, kërkojnë ndëshkimin e autorëve
30 Dhjetor 2024, 15:36
-
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Shoferi humb kontrollin e makinës, përfundon në lumin Drino
30 Dhjetor 2024, 12:15
-
Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, ministri Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi në kufi! Proda-vartësve: S'dua pengesa artificiale!
29 Dhjetor 2024, 12:12
-
Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, vihet në pranga 19-vjeçari pakistanez
26 Dhjetor 2024, 10:57
Cfare veshtrimi,cfare foto !! Vlen miliona dollare.Per dicituren nuk ka nevoje,merret me mend.
Përgjigju