Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gentian Llatja dhe ai i Kamzës, Rakip Suli u gjobitën nga Komisioni Qendror Zgjedhor për shkelje të kodit elektoral. Sipas KQZ dy kandidatët kanë postuar në faqet zyrtare të Bashkisë, aktivitete të tyre politike. Komisioni ka evidentuar edhe keqpërdorim të burimeve njerëzore në Bashki.
Sanksione janë vendosur nga KQZ edhe ndaj personave përgjegjës për raportimin e aktiviteteve në KQZ në Bashkinë Devoll dhe në Bashkinë Cërrik, pasi kanë shkelur afatin e deklarimit.
KQZ mori në shqyrtim dhe akuzën e ngritur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” kundër Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” në Berat. Sipas denoncimit, institucioni ka postuar foto të kryetarit të Bashkisë së Beratit, i cili është dhe kandidat i PS për një mandat tjetër në 14 maj. Qendra kulturore veç postimit të aktivitetit politikë të kandidatit, bënte thirrje në faqen zyrtare të saj për votimin e tij. KQZ nga verifikimi e gjeti të drejtë denoncimin e kësisoj vendosi sanksion për kryetarin e qendrës kulturore dhe fshirjen e postimeve...
KQZ mori në shqyrtim këtë të martë edhe raportin e monitoruesve të fushatës elektorale për periudhën 2-8 maj 2023. Në raportet e depozituara nga 222 raportues të miratuar nga KQZ vihen re 6 shkelje të kodit zgjedhor. Partitë e kapura në shkelje janë Partia Socialiste, Koalicioni Bashkë Fitojmë, Partia Social Demokrate dhe Nisma Thurje. Shkeljet lidhen me afërsinë e zyrave elektorale me qendrat e votimit apo posterave pa shënimin përkatës “Nën përgjegjësinë ligjore të...”
Kryekomisioneri Celibashi urdhëroi mbylljen e zyrave të hapura në afërsi të KZAZ-ve, si dhe urdhëroi Policinë për heqjen e posterave pa shënimin përkatës “nën përgjegjësinë ligjore të subjektit politik”.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30%
-
Jo
63.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 577
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ 70 mijë aplikime për 2 javë! 25 mijë refuzime, ‘kampionë’ shqiptarët e Italisë
25 Janar, 12:08
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë zgjedhës kanë të drejtë të votojnë, por rreth 1 milion s’kanë mundësi praktike të votojnë…
24 Janar, 17:32
-
1/3 e aplikimeve refuzohen, debat në KQZ për diasporën: Merrini në telefon dhe sqarojini për gabimet
24 Janar, 15:44
-
Berat/ Mashtronin njerëz duke përfituar shuma të mëdha parash, sekuestrohen mbi 8 milionë euro pasuri të dy personave, 10 pasuri të paluajtshme
24 Janar, 13:55
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan
23 Janar, 18:16
-
Ujë i ndotur në Çiflig të Dimalit, banorët: Mban era naftë! Ujësjellësi: Do investojmë brenda vitit për rrjetin e ri
23 Janar, 14:02
-
VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ
22 Janar, 18:39
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Aplikimet në KQZ, 55 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 18 mijë emigrantë të refuzuar
22 Janar, 15:24
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09