KQZ merr vendimin, më 23 korrik përsëriten zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë

KQZ ka vendosur që zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë të përsëriten më 23 korrik 2023. Në garë do të jenë sërish Edison Memolla i PS dhe Shkëlqim Hoxha i 'Bashkë Fitojmë'.

Ky vendim u dha këtë pasdite pasi Kolegji Zgjedhor urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë duke shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit.

KQZ ka dhënë edhe miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës së Komisionit të Qendrës së Votimit, vulës së kryetarit të Komisionit të Qendrës së Votimit dhe vulës rezervë të Komisionit të Qendrës së Votimit, të KZAZ-së nr. 43, Bashkia Rrogozhinë, që do të përdoren në datën 23 korrik 2023, për përsëritjen e zgjedhjeve për Kryetar Bashkie.

Po ashtu në seancën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha mandatin kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, i propozuar nga PS pasi Kolegji Zgjedhor dhe KAS rrëzuan ankimimet e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe kandidati Lefter Maliqi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZAMIRA: 05/07/2023 16:54

    ESHTE TURP DHE PER SHKELQIM HOXHEN ,BLERESIN E VOTAVE DHE NJERIUN E LOJRAVE TE FATIT , SEPSE ESHTE NJERIU I LIRI BERISHOVES ........ SALI BERISHA NON GRATA

    Përgjigju
  • Beni: 04/07/2023 20:08

    Eshte turp me pas Lefter Maliqin kryetar.Ai eshte kelysh i Berishes e Metes.Neser ,po pati interes behet klysh e Rames.O popull,mos u merrni me keto lloje tipash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën