Ukraina mund të përballet me dobësim të mbrojtjes ajrore, ndërsa lufta e udhëhequr nga SHBA kundër Iranit po shteron rezervat globale të raketave Patriot, arma më e vlefshme që Kievi ka në arsenalin e tij kundër sulmeve të pandërprera ruse.
Irani ka lëshuar më shumë se 2,100 dronë dhe të paktën 688 raketa balistike që nga fillimi i luftës, sipas një analize të Bloomberg. Kjo ka bërë që SHBA-të dhe aleatët e saj të përdorin më shumë se 1,000 interceptorë PAC-3, duke vënë nën presion furnizimet në mbarë botën dhe duke rritur shqetësimet se sa shpejt mund të zëvendësohen ato.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Kievi ka marrë gjithsej 600 raketa PAC-3 që nga nisja e luftës me Rusinë 4 vite më parë, më pak se numri i raketave të lëshuara në rajonin e Gjirit gjatë 11 ditëve të fundit.
Qeveria gjermane tha të martën se do të bashkëpunojë me disa aleatë europianë për të siguruar 35 interceptorë shtesë për Ukrainën. Disa shtete të Bashkimit Europian paralajmëruan në një takim me dyer të mbyllura në Bruksel javën e kaluar për një mungesë globale të interceptorëve.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Nafta u afrohet sërish 100 dollarëve për fuçi, goditen 3 anije të tjera në Hormuz! Sulmohet baza italiane në Irak, ‘tërbimi’ izraelit bie mbi Bejrut e Teheran








