Krahasoi Vuçiç me propagandistin nazist të Hitlerit, Serbia notë proteste Shqipërisë për Cakajn

Krahasoi Vuçiç me propagandistin nazist të Hitlerit, Serbia notë proteste Shqipërisë për Cakajn

Serbia dërgon note proteste në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd, për Ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Kjo notë proteste erdhi pas deklaratës që Cakaj bëri për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç duke e krahasuar atë më propagandistin nazist të Hitlerit, Paul Joseph Goebbels. Ky krahasim erdhi pas mohimit nga ana e Vuçiç të masakrës së Reçakut.

Letra, që mban datën 7 dhjetor 2019, një ditë pas deklaratave të Cakaj, kërkon që qeveria të distancohet nga deklarata të tilla që nuk i shërbejnë përmirësimit të raporteve mes dy vendeve në të ardhmen. Ministria e Jashtme serbe kërkon që Shqipëria të ritheksojë respektin e marrëdhënieve dypalëshe se të distancohet nga deklarimet e Cakajt.

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë shpreh respektin e saj ndaj ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe shpreh protestën më të ashpër me rastin e deklaratës së turpshme të Ushtruesi të Detyrës së Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, i cili presidentin e Republikës (Serbisë) e krahason me Goebbelsin. Deklarata të tilla në asnjë formë nuk i kontribuojnë përpjekjeve që jemi duke i bërë për avancimin e raporteve të dy vendeve tona dhe marrëdhënieve të përgjithshme në rajon. MPJ e Serbisë pret që Shqipëria t’i dënojë këto deklarata dhe të distancohet nga to. MPJ e Serbisë shfrytëzon këtë rast që Ambasadës së Shqipërisë t’ia ritheksojë respektin e lartë”, shkruhet në letrën e Ministrisë së Jashtme serbe drejtuar Ambasadës shqiptare në Beograd.

Pas deklaratave të Vuçiç për mohimin e Masakrës së Reçakut, ministri Cakaj u shpreh se “Joseph Goebbels i propagandës së Millosheviçit tani është shndërruar në kampion të mohimit dhe nënvlerësimit të krimeve të luftës."

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 18/02/2020 18:04

    As gjë nuk ka gabuar por është shumë e vertet kjo që z. Cakaj e ka thënë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja