SPAKU-t i shtohen dy prokurorë, të vetmit që plotësojnë kushtet! KLP miraton kërkesën e Krajës

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton kërkesën e drejtuesit të SPAK Arben Kraja për të shpallur dy vakanca për Prokuror në Prokurorinë e Posaçme.

Në mbledhjen e kësaj të hëne, KLP miratoi me shumicë votash shpalljen e dy vakancave të cilat në SPAK do të zëvendësojnë largimin me dorëheqje të Ndini Tavani dhe Besnik Muçit.

Burime për Report Tv bënë me dije se dy ndër emrat të cilët plotësojnë kushtet deri më tani janë drejtuesi i prokurorisë Pogradec, Sotir Kllapi dhe drejtuesja e Beratit, Eloida Goxhi.

Po ashtu në këtë mbledhje KLP miratoi dhe zgjatjen e afatit të drejtuesit të komanduar për 6 prokurori në rrethe dhe caktimin e Ylli Peternikajt si prokuror në tiranë.

Ndërsa deri të martën më 28 janar 2020, SPAK pritet të ketë edhe një tjetër emër brenda radhëve të tij, përkatësisht prokuroren Doloreza Musabelliu.

Musabelliu është në listën e miratuar më herët nga KLP për SPAK, ndërsa ka kaluar vettingun në shkallë të parë dhe të martën është afati i fundit për tu konfirmuar edhe në shkallën e dytë të vetting, cka është kusht të jesh pjesë e SPAK.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat