SPAK përballë KLP: BKH merr dosjet e krimit e korrupsionit në gusht! Janë dorëzuar 117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive, 62 për konfiskim! U dhanë 27 vendime

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja po raporton sot para Kësjillit të Lartë të Prokurorisë, për vitin 2020. Dosjet e para të krimit e korrupsionit do të jenë në duart e agjentëve të byrosë kombëtare të hetimit nga gushti i këtij viti. Këtë e bëri publik kreu i SPAK në raportimin e tij. Duke theksuar se ky vit ka qenë një sfidë për të gjithë për shkak të pandemisë, Kraja theksoi se SPAK, në këtë kohë të shkurtër që ka operuar ka kryer me sukses një sërë operacionesh si dhe ka lidhur marrëdhënie bashkëpunimi me shumë institucione të huaja, në dobi, të përmirësimit të drejtësisë në vend.

“Ka qenë një sfidë pandemia për të gjithë. Por, problematika e arkivës që duhet lëvizur, ruajtur, problematika e projektit, e cila kishte shumë mangësi. Të gjitha këto u kaluan dhe u arrit që në fund të vitit 2020 të mbaronte rikonstruksioni, tani jemi në kushte të rinovimit. Kemi marrë buxhetin të miratuar të gjithën. Kuptohet, ishte miratuar nga ministria e financës. Në këto kushte kemi pasur buxhet të mjaftueshëm. Kemi pasur problematikë në fondin e pagave, sepse nuk kishim Byronë Kombëtare të Hetimit, e në këto kushte fondi i pagave ka mbetur i pa likuiduar.

BKH dhe SPAK akses në të dhënat personale, kemi arritur aq sa mund të bëjmë deri tani. Për në është eksperiencë e re dhe kemi miratuar sipas kërkesave tona. Problemi parë që ndeshëm është që nuk ishte planifikuar një zyrë për këtë fakt. Stafi, kemi hapur garën dhe kemi marrë dy nga ekspertët më të mirë në këtë fushë, me eksperiencë disavjeçare në Polici dhe jemi në fazën e fundit të marrjes së programeve. Një drejtim tjetër që duhet të them në raport me punën që kemi bërë ka qenë bashkëpunimi, ngritja e një bashkëpunimi me struktura të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Në cilësinë e drejtuesit, por edhe Prokurorët kemi një raport të shkëlqyer me policinë e Shtetit, sa herë kemi pasur nevojë ka qenë tepër rezultateve. Kemi bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Brendshme, me Shërbimet e Inteligjencës, me strukturat administrative të brendshme. Një aspekt tjetër i punës është bashkëpunimi ndërkombëtar. Ligji e parashikon këtë. Shërbimi në vitin 2020 ka funksionuar me një Prokuror e ndihmës. Kemi kontakt me përfaqësuesit e policisë së huaj.

Dosjet e para të krimit e korrupsionit do të jenë në duart e agjentëve të byrosë kombëtare të hetimit nga gushti i këtij viti. Këtë e bëri publik kreu i SPAK në raportimin e tij të parë para KLP-s", tha ai.

Gjatë raportimit Kraja tha se SPAK ka dorëzuar 117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive të luajtshme të paluajtshme dhe biznese, 62 kërkesa për konfiskim dhe  janë dhënë 27 vendime, vetëm 2 nuk janë pranuar.

"Prokuroria e Posaçme ka qenë e përfshirë në disa operacione të tjera, ku përfshihen sekuestrimet e pronave, hetimet për pastrimet e parave. Kemi arritur të çojmë 7 persona në gjyq vitin e kaluar dhe kemi dërguar edhe një rast, të suksesshëm ku persona të tjerë dënohen për pastrim parash. Kemi marrë dhe vendim konfiskimi ditët e fundit. Kemi dhe kontribute konkrete. Kemi kontribuar për hapjen e negociatave, me një rast, me kryenegociatorit kam marrë pjesë në një delegacion në Gjermani për sfidat që kemi. SPAK ka dorëzuar 117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive të luajtshme të paluajtshme dhe biznese. 62 kërkesa për konfiskim janë dhënë 27 vendime, vetëm 2 nuk u pranuan”, tha Kraja.

Për herë të parë SPAK ka zyrën e tij të pavarur të përgjimeve ndërsa sipas Krajës, do të jenë shpejt në funksion edhe laboratori kriminalistik për ekzaminim provash.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur