TIRANË- Operacionet e suksesshme të goditjeve të grupeve kriminale dhe sekuestrimet e parave të vëna nga veprimtaritë e paligjshme, janë dëshmi modeste sipas kreut të SPAK, Arben Kraja, se prokuroria e Posaçme, ka qenë efektive në punën e saj dhe se këto arritje duhet t’i legjitimojnë kërkesat për më shumë fonde në buxhetin e vitit 2023.
“Nga pikëpamja e investimeve kemi kërkuar fond shtesë për shpenzime procedurale. Kemi kërkuar fond 6 milionë euro. Më 2 procese ne kemi nxjerrë buxhetin për 4 vite, me 20 mln euro të sekuestruara në bankë, në bankë. Kështu që mendoj kemi qenë efektiv në këtë pjesë, jemi modest, kur kemi marrë buxhete kemi rritur kapacitetet, laborator etj”, tha Kraja.
Përballë deputetëve në Komisionin parlamentar të Ligjeve, Kraja foli për një raport korrekt me Ministrinë e Financave, por megjithatë, nuk ngurroi të parashtrojë kërkesat për më shumë personel, investime dhe sektorë të rinj që Struktura e Posaçme Anti-korrupsion ka nevojë.
“Kemi plotësuar dhe Byronë Kombëtare, nga pikëpamja e realizimit kemi disa mungesa në realizimin e objektivave, s’ka punonjës. Në 2023 futemi me kapacitet të plotë. Ministria e Financave është përgjigjur korrekt. Kemi kërkuar personel shtesë dhe nevojën në investime që kanë lindur gjatë rrugës.
Të forcohet hetimi financiar, ekspertiza, të forcohet pjesa e raportimit me BE, kemi kërkuar numër shtesë punonjës për të krijuar sektorë të rinj dhe konsoliduar sektorët të vjetrit, na është dhënë më pak se sa kemi kërkuar, bashkë me BHK. Kërkuam 273, morëm 256, diferencë 15 punonjës. Duhet ti kemi. Një sektor të ri kemi dashur për raportimet me BE, 1 për gjithë strukturën, SPAK, BKH. Për të forcuar sektorin e Hetimi financiar, kemi 8 hetues, janë në process vettingut. Kemi kërkuar edhe 7 të tjerë. Kemi pa asnjë praktikë pune që për nevojat e punës, kemi marrë punëtorë me kontratë të pjesshme. Të shtohen disa sektorë në byro”, tha Kraja.
Por me shqetësim sipas tij, shihet ndërhyrja e qeverisë në buxhetin e SPAK, duke tërhequr pas fondet.
"Nuk mund të ketë ndërprerje të dhunshme të një anshme të një institucuoni të pavarur", theksoi Kraja.
Përgjigjen e mori nga kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka, e cila tha se qeveria e ka prekur buxhetin për të përballuar krizat dhe se fondet e marra pas nuk kanë qenë në zbatim nga SPAK.
"SPAK që nga krijimi e deri sot buxhetin e ka me rritje. Ka raste përjashtimore kur jemi në periudha krizash, epidemi, padiskutim që do përshtatet buxheti sipas nevojave për të përballaur pasojat nga kriza. Nëse I referohemi situatës aktuale, spak dhe institucuonet e drejtësisë dhe adminsitratës publike, nuk kanë patur efekte nga prekja e buxhetit, se janë prekur ato fonde që nuk kanë qenë fare duke u zbatuar apo dukeu prokuruar", tha Bushka.
"Kur të kemi personelin e plotë do na detyrojë që mos të paguajmë dikë", tha Kraja.
Për opozitën, e cila në komision shprehu mbështetjen e plotë ndaj kërkesave të SPAK, ndërhyrja e qeverisë me akt normativ në buxhetin e institucioneve të pavarura, ngre dyshime nëse është apo jo e qëllimshme dhe kushtetuese.
"Opozita e ka mbështetur SPAK, aq më tepër PD që është furnitori kryesor me kallëzime, denoncime për korrpusio, pronat publike, buxhetin, opozita është në mbështetje të gjithcka që kërkon SPAK. nëse praktikohet kjo që tek SPAK ndërpritet buxheti dhe bëhet presion nuk është normale, uroj mos të jetë e qëllimshme… për të aksesuar spak në punën e tij", tha Çupi.
"Ne japim dakordësi dhe për fondin shtesë, se spaku është institucion në punë e sipër. Sa kohë ka një procedurë se si miratohet buxheti, ndërhyrja e qeverisë me akt normtiv për ndryshimet n buxhet ngre piëkpyëtje nëse është kushtetuese. Ka pasur dhe një çështje në Gjykatë Kushtetuese, dhe ka dhe një vendim që ku ka procedurë si miratohet ligji, nuk mund të ndërhyhet me akt normative, aq më tepër në rastin e sistemeve të drejtësisë, institucioneve të pavarura. Kjo do duhet të mbahet në konsideratë. Nëse doni të ndërhyni, prekni buxhetin e minsitrive, jo të institucuoneve kushtetuese të pavarura. ", u shpreh Bardhi.
Megjithëse buxheti i SPAK për vitin 2023 parashikon rritje me 26%, përfaqësuesja e Ministrisë së Financave në komision, Vilma Çausholli, tha se do të shihet mundësia për të shtuar edhe 11 milionë lekë që Kraja kërkoi për të rritur sigurinë e godinës së SPAK dhe GJKKO tashmë që pritet të merret në administrim nga Garda e Republikës.
"Buxheti SPAK për vitin 2023, rritje 26%, në të gjithë zërat, shpenzime personale, shtesë stafi, shpenzimet për investime. Edhe nëse shtojmë staf tjetër, i del fondi që ka. Nëse do të rekrutohen të tjerë do të shohim nëse ndërhyjmë në buxhet. Asnjë para nuk preket nëse ato janë përdoren dhe do të përdoren nga institucioni. Invetimet, nga 30 mln kanë shkuar 50 mln. 11 ml të parashikuar për sigurinë e godinës, dhe 6 mln që janë për pajisjet- mund të merren në konsideratë nga ana jonë", tha ajo.
Ndërkohë, Kraja kërkoi edhe mbështetje për zyrat e reja, ndërsa theksoi se duhet të zgjidhet ‘ngërçi’ që ka mbetur në Ministrinë e drejtësisë, për një godinë që bashkia ia ka kaluar SPAK, por ka mbetur peng procedura në ministri.
Objekt i ri për SPAK me zyra, është bllokuar procesi në Ministrinë e Drejtësisë, objekti është i ish-ujësjellësit bashkia ka dhënë ok, ka mbetur procedura në ministri të drejtësisë. Është një objekt fantastik, ngjitur. Një vendim që ti kalojë në administrim ministrisë së drejtësisë që t’na e vë në dispozicion SPAK. Duhet të ketë edhe garancinë e sistemeve godina që mund të vlerësohen hap pas hapi se është nisur për tu bërë ujësjellës.
Për vonesën e marrjes në dorëzim të godinës së Byrosë Kombëtare të Hetimit, që Bashkia e Tiranës nisi ta ndërtojë fillimisht për administratën e Ujësjellësit, Bushka tha se komisioni i Ligjeve do bëjë çmos që qeveria të përshpejtojë procedurat.
Kraja a ke gjetur ndonjë hallexhi ti këndosh këngën se atje ku duhet sta mban menderja rri mblidhesh si brumbull, ul koken e fut nen sqetull. Urte bute mire mente gjithe si gjithmone kalon dore me dore e shef me shef kshu si gjithmone ha me te gjithe. Si servil je njesh mba rekord , por me ndonje krahe prere merresh e cke me te duke e prere ne bese e ne fjale. Jepi Arbenka se si dihet kurre jo mbase do e gjesh dhe ti nje dite att ku sta pret e shkreta mendje.
PërgjigjuSPAK-u eshte i mbaruar, c'merreni me te. Me e pakta jane ca frikacake e pa integritet, qe bejne ndonje pune kur jua japin partneret llokum ne goje! Atje ku duhet nuk prekin, dhe asgje mos prisni prej tyre.
PërgjigjuSpaku ka shkuar tek ata krahethyerit se tek politikanet e femijet e dhenduret e tyre nuke ka guxim dhe kuraje jane frikacaker ,pastaj jane dhe komshinj ne bllokun e vilave ,nuke ka shpresa se do kete gjyqesi jooo.
Përgjigjukerkoni tek ilir meta se do te keni buxhet per 50 vjet
PërgjigjuArben ke gjynahe dhe ti e di. Spate byth mu marr me askend. Tipik komunist.
PërgjigjuO zoti prekuror i spakut po vetem te atyre qe doni ju dhe skane krah keni sekuestru se sa per ndonje politikan apo gjykates apo prekuror skemi pare deri tani tur te te vi qe del aty kusar shiko vilat e tua dhe te njerzve te tu ku i gjeten
Përgjigju