Krajka: Bashkëpunimi i sigurimsave
me artistët kod pune, bëja relacione

Krajka: Bashkëpunimi i sigurimsave<br />me artistët kod pune, bëja relacione
TIRANE- Alida Hisku në rrëfimin e saj të hapur, në dy numra të gazetës “Shqiptarja.com” të kësaj jave, ka trazuar opinionin publik, duke zbuluar një fakt tronditës, atë të përdhunimit të grave në qelitë e burgut nga prokurorët dhe sigurimsat. Këngëtarja e njohur ka përfshirë edhe rrëfimin për veten e saj, duke u shprehur se flet në emër të të gjitha grave të përdhunuara. Ende këto gra “e mbysin” protestën e tyre, disa nga frustimi social e disa nga frika, ndërsa çështja po qëndron e hapur. A kanë ndodhur vërtetë këto përdhunime masive.

“Moj ti, pa më thuaj pak, sa vjet ke gazetare, që habitesh”, më pyet Alida Hisku gjatë intervistës në çastin që s’munda dot ta besoja. Ajo i vë vulën rrëfimit të saj me pohimin se “të gjitha i përdhunonin”.  

Intervista me këngëtaren Alida Hisku e kapërceu kufirin e një çështjeje sociale, sikur të mos mjaftonin problemet e një vendi që nuk ka arritur shkallën emancipimit të plotë e të denoncojë përdhunimet dhe “i hapi derën” një çështjeje politike: ku janë këta përdhunues, a mos vallë janë në pushtet, siç tha deputetja Mesila Doda, a do të dënohen për krimin e përdhunimit.

Ndërsa debatet kanë marrë përmasa publike, gazeta “Shqiptarja.com” ka intervistuar kompozitorin e parë të Alida Hiskut, Agim Krajkën, që ka bërë këngën për Shurte Pal Vatën, kur ajo ishte vetëm 13 vjeçe. Kjo intervistë hedh një dritë në çështjen e marrëdhënieve të Sigurimit të Shtetit me artistët. Në këndvështrimin e Agim Krajkës “i gjithë populli ishte nën thembrën e sigurimit të shtetit. Askush nuk mund të mendonte se do të bënte një gjë që të mos ta merrte vesh Sigurimi i Shtetit”.

Përderisa Alida Hiskun e denoncuan për ditar personal, s’do mend që kështu ka qenë, “edhe mendimet merreshin vesh”.
Kompozitori Agim Krajka na çudit kur thotë se nuk e mban mend ngjarjen e Alida Hiskut. E thotë këtë pikërisht për ngjarjen që mori dhenë e që unë vetë e kujtoj kur përflitej në një qytet të largët e të vogël të Shqipërisë nën zë në shkolla. “Nuk jetohet në këtë skëterrë, ku ha pula gurë”, etj. Përshpërima të tilla përziheshin me adhurimin tonë për këngëtaren. Megjithatë, Agim Krajka nuk e mohon që Sigurimi i Shtetit ishte i lidhur me artistët.  
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!