Krasniqi: Kjo është propagandë
s'ia kam prerë flokët e buzët askujt 

Krasniqi: Kjo është propagandë<br />s'ia kam prerë flokët e buzët askujt 
PRISHTINË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar pas marrjes në pyetje nga Prokuroria e EULEX-it, si të dyshuar për krime të luftës.
 
Ai ka thënë se gjithçka që është shkruar dhe është thënë për të, se ka bërë krime në kohën e luftës “janë propagandë dhe s’kanë të bëjnë me të vërtetën”.
 
“Edhe pse autoritetet e hetuesisë së EULEX-sit ishin të bindur se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë propagandë, unë u ftova që të jap mendimin tim lidhur me këtë çështje. Jemi duke jetuar në një kontekst të veçantë historik ku shpifjet kundër personaliteteve të ndryshme, madje edhe kundër një lufte çlirimtare bëhen përmes mediave dhe askush nuk merret në përgjegjësi të sqarojë shpifjet e tilla”, ka shkruar Krasniqi në një deklaratë për media, dhënë dje pas marrjes në pyetje nga “Eulex”-i.
 
 
 
“KAFKAT E SHNDËRRUARA NË LLAMBA, HEDHIN DRITË MBI MIZORITË SERBE NË KOSOVË”
 
 “Gjatë gjithë periudhës së luftës çlirimtare në Kosovë strategjia serbe ishte e përqendruar në njollosjen e saj. Këto përpjekje ishin shumëdimensionale dhe gjithëpërfshirëse.
 
Kjo strategji u intensifikua sidomos pas tërheqjes së forcave okupuese nga Kosova. Njollosja e personaliteteve më të shquara të UÇK-së, duke filluar që nga Komandanti i saj Legjendar, Adem Jashari, e deri te ushtarët e thjeshtë kishte për qëllim të relativizohen krimet e shtetit serb ndaj popullit shqiptar në Kosovë”, shprehet Jakup Krasniqi në deklaratën e djeshme.
 
 
“Ditëve të fundit, kur edhe mediat serbe, në të njëjtën shkallë si ato të vendeve tjera ballkanike dhe më gjerë, publikuan dëshmitë tronditëse të policit serb, Sllobodan Stojanoviqit, se gjatë luftës në Kosovë kokat e shqiptarëve të vrarë janë prerë dhe nga kafkat e tyre janë bërë llamba tavoline, çohen argatët e rinj të politikës së vjetër serbe dhe publikojnë në portalet në gjuhën shqipe gënjeshtrën për gjoja implikimin tim në “prerje flokësh” dhe “prerje buzësh” të të burgosurve nga UÇK-ja!”, vijon kryeparlamentari i Kosovës, në këtë deklaratë dhënë pas marrjes në pyetje nga “Eulex”-i.
 
Sipas tij, “të gjithë e dinë se këto shkrime skandaloze, që nga titulli e deri te përmbajtja, nuk kanë asgjë të vërtetë. Edhe përpiluesit dhe shpërndarësit e këtyre dezinformatave e dinë këtë gjë!”.
 
Krasniqi përfundon, se “Qëllimi i vetëm i tyre është të relativizohet krimi serb ndaj shqiptarëve në Kosovë! Në kontekstin e fundit, qëllimi imediat i strategjisë serbe dhe argatëve të tyre është të harrohen llambat e tavolinës nga kafkat shqiptare! Megjithatë, sado që të përpiqen ta zhvendosin vëmendjen, kafkat e shndërruara në llamba hedhin dritë mbi mizoritë serbe në Kosovë!”
 
 
REAGIMI I KRASNINIQIT PAS AKUZAVË
PËR PJESËMARRJE NË KRIME LUFTË
 
“Përmes deklaratës së 15 nëntorit 2013 e njoftova opinionin publik për motivet e vërteta të propagandës për gjoja implikimin tim në ‘prerje flokësh’ dhe ‘prerje buzësh’ të të burgosurve nga UÇK-ja! Kjo propagandë, pa asnjë bazë të vërtetë, synonte të relativizojë krimet serbe në Kosovë sidomos kur ato çdo ditë e më tepër po dalin në shesh nga protagonistët që kanë kryer vrasje më mizore kundër shqiptarëve në Kosovë. Edhe pse autoritetet e hetuesisë së EULEX-it ishin të bindur se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë propagandë, unë u ftova që të jap mendimin tim lidhur me këtë çështje. Jemi duke jetuar në një kontekst të veçantë historik ku shpifjet kundër personaliteteve të ndryshme, madje edhe kundër një lufte çlirimtare bëhen përmes mediave dhe askush nuk merret në përgjegjësi të sqarojë shpifjet e tilla. Demantet përmes deklaratave publike nuk mjaftojnë! Duhet të shkohet edhe në zyrat e hetuesisë për t’u sqaruar! Këtë e bëra unë sot, me gatishmërinë për të ndihmuar drejtësinë dhe të vërtetën për luftën në Kosovë 1998/99. Sa herë të kërkohet dhe nga kushdo që kërkohet unë jam i gatshëm të sqaroj dhe të mbroj pastërtinë e luftës sonë çlirimtare.
 Redaksia online
 (bg/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane