Krasniqi: Për shpifjet e kurdisjet
mafioze, nuk kërkoj mbështetje
Krasniqi shkruan në profilin e tij në Facebook, se nuk do të kërkojë mbështetje e as përkrahje nga askush, për siç thotë, shpifjet, kurdisjet e kombinimet e pista ndaj tij.
PRISHTINE - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shkruar në profilin e tij në rrjetin e tij social Facebook, se nuk do të kërkojë mbështetje e as përkrahje nga askush, për siç thotë, shpifjet, kurdisjet e kombinimet e pista të ndonjë organizimi mafioz.
“Për angazhimin tim politik dyzetvjeçar në shërbim të kombit e të atdheut, për çdo veprim a mos veprim timin në çdo etapë të këtij angazhimi e veprimi me përkushtim, nga askush e më nga askush nuk kërkoj mbështetje a përkrahje, e më se paku e kërkoj këtë mbështetje për shpifjet, kurdisjet e kombinimet e pista të ndonjë organizimi mafioz”, ka shkruar ai.
“Jam më se i bindur se në asnjë fazë të veprimit tim politik, përfshirë edhe veprimet e mija në luftën çlirimtare, nuk ka e nuk mund të gjendet asnjë veprim që ka rënë ndesh me ligjet ndërkombëtare të luftës, a normën e traditës sonë kombëtare. Edhe vitet e burgut në shpirtin tim e kanë forcuar humanizmin dhe dhembshurinë.
Sigurisht që këtë ma ka mundësuar edukimi im familjar dhe atdhetar, të marr me dashuri nga mendjet më të ndritura të kombit, e pse jo edhe nga mendjet më te ndritura të lëvizjeve revolucionare botërore e të mendimit politik botëror. I falënderohem edhe Zotit që më ka lindur dhe mi ka hapur rrugët e veprimit atdhetar, të njerëzishëm e human për t’i shërbyer me devotshmëri kombit dhe atdheut tonë dhe jo vetëm atëherë kur kërkohen e gëzohen privilegjet”, ka shkruar më tej Krasniqi.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.3%
-
Jo
50.4%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4224
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02