“Nuk do të kishtë kuptim që të kërkohet verifikimi i pasurisë dhe pastërtia për një gjyqtar dhe kjo të mos kërkohet per treshen kryesore te vendit , kryeministrin kryetarin e Kuvendit dhe liderin e opozitës”- thekson se Krasniqi duke lënë të kuptohet se politika e kuptoi me vonesën taktikën e ndërkombëtarëve që synon jo vetëm pastrimin e gjyqësorit por edhe të vetë politikës më pas.
Gjithashtu Krasniqi u shpreh se reforma në drejtësi do të kalojë këtë pranverë në referendum dhe një gjë e tillë do të ishte në favor të shumicës që do të fitonte pikë edhe në aspektin politik. Krasniqi i bëri këto deklarata gjatë një interviste në emisionin “Rreze Dielli”.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)