Në Kosovë qytetet janë dekoruar në prag të festave të fundvitit. Por kosovarët po tregohen kreativ edhe në dekorimin e veturava dhe mjeteve tjera të transportit. Një kompani në Zhur të Prizrenit, ka dekoruar kamionin e punës duke i dhënë një pamje interesante.
Po në Kosovë një drejtues mjeti ka dekoruar mjetin e tij e tipit Golf 2, me drita sikur të jetë bredh i Vitit të Ri.
Në një fotografi të publikuar në grupin “Meraklitë e Kerreve”, shihet mjeti i stolisur me drita, që ka marrë vëmendjen e anëtarëve të grupit. Deri në fund të këtij viti kanë mbetur edhe 10 ditë, ndërsa nuk dihet deri ku do të mbërrijë kreativiteti i kosovarëve në ditët në vazhdim.