Kredi nga shteti, do të
përfitojnë 409 familje ne Tirane

Kredi nga shteti, do të <br />përfitojnë 409 familje ne Tirane
TIRANE- Në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak, i cili do të mbahet me datë 5 prill do të miratohet edhe lista me emrat e 409 familjarëve që do të përfitojnë kredi nga shteti për të blerë një shtëpi. Në vendimin përkatës është përcaktuar edhe masa e kredisë që ata do të përfitojnë dhe sa shtëpi do të blejnë. Kjo në bazë të përbërjes familjare.

Dy projektvendime, ai me nr 973 dhe ai me numër 974 përmbajnë një listë të gjatë të familjeve që kanë përmbushur kriteret për të përfituar nga projekti për subvencionin e interesave të kredisë. Në këtë projektvendim janë të sqaruar edhe kushtet financiare që ata duhet të plotësojnë për të përfituar nga ky projekt, që do të thotë se do të marrin një kredi, për të cilën ata do të paguajnë një interes fare minimal, ndërsa pjesa e tjetër paguhet nga shteti. Anash emrit është shënuar masa e kredisë që ata përfitojnë, shtëpia që u takon, në bazë të përbërjes familjare dhe të ardhurave mujore.

Nga ky projekt përfitojnë të gjithë qytetarët/familjet, të cilat kanë nivelin e të ardhurave në kufijtë: 31.007 lekë - 51.249 lekë (për familjet e përbëra nga 1-2 persona); 41.865 lekë - 65.964 lekë (për familjet e përbëra nga 2-3 persona); 54.153 lekë - 65.964 lekë (për familjet e përbëra nga 3-4 persona) si dhe 68.585 lekë - 107.142 lekë në muaj (për familjet e përbëra nga 4-6 persona). Ajo që vihet re është fakti se për përfitimin nga ky program për periudhën gusht 2010 - prill 2011, pra në kohën kur bashkia e Tiranës drejtohej nga Edi Rama, por që nuk mundi të bënte asgjë, pasi buxheti ishte i bllokuar për dy vite me radhë, kanë aplikuar në total 567 familjarë. Nga verifikimi i dokumentacionit të paraqitur nga 567 familjet aplikuese, të cilat kanë dorëzuar dokumentacionin në sektorin e strehimit rezulton se: 225 prej tyre aplikuesve kanë dorëzuar dokumentacion të rregullt dhe përmbushin kushtet dhe kriteret për t'u shqyrtuar si përfitues nga ky program; 16 prej aplikuesve nuk përmbushin kriterin e të ardhurave të përcaktuara nga Ministria e Transporteve, pra kanë të ardhura më të vogla se kufiri minimal i përcaktuar; 2 prej aplikuesve kanë banesë në pronësi ndërsa 308 të tjerë rezultojnë të kenë mungesa në dokumentacionin e kërkuar. Pra janë skualifikuar plot 352 familje. Ndërsa për periudhën janar-dhjetor 2011 dhe janar - mars 2012, që korrespondon me kohën kur në krye të bashkisë së Tiranës erdhi Lulzim Basha, kanë aplikuar në total 373 familje nga të cilët rezulton se: 184 prej tyre aplikuesve kanë dorëzuar dokumentacion të rregullt dhe përmbushin kushtet dhe kriteret për t'u shqyrtuar si përfitues nga ky program; 16 prej aplikuesve nuk përmbushin kriterin e të ardhurave të përcaktuara nga MPPT, pra kanë të ardhura më të vogla se kufiri minimal i përcaktuar; 34 prej aplikuesve kalojnë kufirin maksimal të të ardhurave; 2 prej aplikuesve kanë banesë në pronësi ndërsa 135 të tjerë rezultojnë të kenë mungesa në dokumentacionin e kërkuar. Të dy këto projektvendime do të shqyrtohen në mbledhjen e datës 5 prill ku edhe pritet që të kalojnë duke u hapur dritën jeshile këtyre familjarëve për të nisur aplikimet pranë bankave për të përfituar kredinë lehtësuese.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vetëplagoset me armë zjarri 19 vjeçari në Kukës

Vetëplagoset me armë zjarri 19 vjeçari në Kukës