Fondi Shqiptar i Zhvillimit bëri me dije se ka anuluar për shprehjen e intersit lidhur me shërbimet e mbikqyrjes për ndërhyrjet që do të bëhen në katër qytete në Jug të vendit.
Bëhet fjalë për një nga proçedurat e parashikuara në kredinë prej 63.8 milionë eurosh që Banka Botërore i ka dhënë qeverisë shqiptare me fokus Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin.
Tenderi parashikonte mbikqyrjen e punimeve në pika të veçanta në qytetin e Sarandës, Përmetit, Gjirokastrës dhe Beratit. Konkretisht këto ndërhyrje parashikojnë:
1) Rehabilitimin e Shkallëve në Sarandë
2) Rigjenerimin urban të shëtitores ekzistuese “Naim Frashëri”
3) Pazarin e Gjirokastrës dhe rrugët me kalldrëm
4) Shtegun e Ali Pashës dhe stabilizimin e pjerrësisë
5) Ndriçimin e rrugëve të Gjirokastrës dhe ndriçimin e monumenteve në qëndrën historike
6) Rehabilitimin e kalldrëmave në rrugën “Mihal Grameno” që të çon drejt kalasë
7) Rehabilitimin dhe përmirësimin e rrugës “Muzak Topia” për aksesin me makinë drejt kalasë
8) Ndriçimin e rrugëve dhe qëndrës historike të qytetit të Përmetit
Ndërkohë në njoftimin e bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk jepen arsyet për anulimin e proçedurës, përveç faktit që tenderi do të hapet sërish në ditët në vijim.
E gjithë administrata është duke kryer proçedura prokurimi me pikatore për shkak të një vendimi qeverie, i cili anulonte çdo lloj proçedure, madje edhe ato që kishin shpallur fitues, por ende nuk kishin nënshkruar një kontratë.
Gjithsesi proçedurat e Fondit Shqiptar të Zhvillimit nuk preken nga vendimi për shkak se ato financohen nga Banka Botërore në këtë rast dhe proçedurat kryhen sipas standarteve që aplikohen nga ky institucion ndërkombëtar financiar.
Paralelisht me këtë si pjesë e kredisë 63.8 milionë euro, Fondi ka hapur proçedurë për të gjetur një konsulent që do të hartojë një studim tregu, me fokus turizmin për të katër qytetet që përfshin marrëveshja e financimit.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com