Segmenti i biznesit nuk ka shënuar asnjë përparim vitin e kaluar në uljen e treguesit të kredisë me probleme, megjithëse një plan ristrukturimi borxhesh tashmë ka nisur për korporatat e mëdha.
Bilancet e biznesit nuk janë përmirësuar edhe pse ekonomia e vendit në tërësi ka performuar me rritje vitin e fundit, pasi cilësia e kredisë me problem nuk ka bërë përparime në këtë segment në vitin 2016.
Banka e Shqipërisë ka analizuar se treguesi i kredisë me probleme për biznesin në vitin 2016 mbeti në të njëjtin nivel me vitin e kaluar, 21.4%, ndërsa, në të kundërt, për individët ka rënë me 3.1 pikë përqindje kundrejt një viti më parë, duke shënuar nivelin 10.2%.
Rënia e treguesit të kredive me probleme për individët është ndikuar paralelisht nga rënia e kredive me probleme (3.96%) dhe rritja e portofolit të kredive për individët (9.13%).
Aktualisht treguesi i kredisë së keqe është në nivelin e 16.6 përqindëve, por në fund të vitit 2016, kredia me probleme arriti nivelin 109.7 miliardë lekë, duke u rritur me 2.95 miliardë lekë ose 2.8% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, treguesi i kredive me probleme kishte mbetur në pothuaj të njëjtat nivele me një vit më parë, duke shënuar një rritje të lehtë prej 0.1% në terma vjetorë duke arritur në 18.27% në fund të vitit 2016.
Në portofolin e kredive cilësore, evidentohet rritje e kredive të klasifikuara “standarde” me 2 pikë përqindje dhe rënie e peshës së kredive të klasifikuara “në ndjekje” me 2.2 pikë përqindje.
Ndërkohë, në portofolin e kredive me probleme, evidentohet rritje e klasës “Nënstandarde” dhe “Të humbura” me përkatësisht 0.5% dhe 0.3% ndërkohë që klasa “të dyshimta” ka rënë me 0.7%.
Fondet rezervë për mbulimin e humbjeve nga kreditë rezultojnë në 77.4 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 1.8 miliardë lekësh kundrejt një viti më parë, megjithatë mbulimi i kredive me probleme me fonde rezervë për humbjet nga kreditë është 70.5%, rreth 0.3 pikë përqindje më i ulët.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com