TIRANË - Debati për kreditë e buta që janë dhënë nga qeveria Berisha dhe bllokimi që i është bërë nga qeveria Rama ka mbërritur edhe në Kuvend. Deputetët e PD-së, kanë akuzuar qeverinë se, me këto kredi është duke u bërë një lojë politike.
 
I menjëhershëm ka qenë reagimi ministrit të Shendëtësisë, Ilir Beqaj. Ai tha se, zyrtarë të qeverisë Berisha merrnin kredi për të blerë vila në resorte.
 
“Unë e kuptoj shqetësimin për kreditë e buta. U keni dhënë kredi të buta zyrtarëve të lartë dhe ka dhe çudi që burrë e grua jepnin të dhëna të ndryshme dhe shkonin të blinin vila e banesa në resorte të ndryshme”, deklaroi Beqaj gjatë fjalës së tij në Kuvend.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)