Kreditë e këqija shkojnë në 1 miliardë e 265 milionë dollarë
Kreditë me probleme arritën një rekord të ri në tremujorin e tretë të vitit duke kapur kuotën 22.7 për qind e totalit.
Kreditë me probleme arritën një rekord të ri në tremujorin e tretë të vitit duke kapur kuotën 22.7 për qind e totalit.
Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në periudhën korrik-shtator, huatë e pashlyera në banka u rritën me mbi 1.5 pikë përqindjeje, ndërsa krahasuar me një vit më parë ato janë 4.7 pikë përqindje më të larta.
E thënë në vlerë shifra është 1 miliardë e 265 milionë dollarë ose mbi 10 për qind e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto. Pas 2009-ës, kreditë e pashlyera janë rritur nga viti në vit duke reflektuar ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe tkurrjen e të ardhurave të disponueshme në ekonomi.
Por së fundmi, rritja e tyre është ushqyer edhe nga një tjetër faktor, që lidhet me vështirësitë financiare të buxhetit. Dy vitet e fundit, Qeveria ka krijuar një rrjet të gjerë detyrimesh të pashlyera ndaj kompanive private, të cilat kanë kryer punë publike, kryesisht në ndërtim.
Banka Botërore tha pak ditë më parë se shifra mund të jetë nga 1.5 deri në 2 për qind e Prodhimit Kombëtar.
Edhe pse nuk është pranuar asnjëherë zyrtarisht si nga qeveria ashtu dhe Banka e Shqipërisë si përgjegjësja direkte për stabilitetin financiar të vendit, FMN dhe Banka Botërore këmbëngulin se detyrimet e fshehura të buxhetit e kanë transferuar zinxhirin e borxhit në banka.
Pasi në pamundësi për të arkëtuar paratë nga Qeveria, bizneset nuk mund të shlyejnë kreditë që kanë marrë në banka. Rritja e kredive të këqija ishte një nga shqetësimet e evidentuara më fort nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, në misionin e tij të fundit në Shqipëri. Në deklaratën publike, shefi i misionit të FMN i kërkoi Qeverisë të ndërhyjë me masa urgjente, fillimisht duke shlyer të gjitha detyrimet që ka ndaj privatëve dhe më pas forcimin e sistemit ekzekutues të garancive./TCH
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
55.3%
-
Jo
38.1%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 2083
Lajme të tjera
-
Keisi pranon se ka ndjenja për Lorencin, këngëtari e përqafon
30 Mars, 17:11
-
Luis Enrique i 'mbyll derën' Brazilit: Nuk jam profili i duhur për ta, dua Premier League-n
30 Mars, 17:10
-
Zelensky mban fjalim virtual në parlamentin austriak, deputetët e ekstremit të djathtë braktisin sallën në formë proteste
30 Mars, 17:04
-
Disiplina bën 'kërdinë', pezullohen me 4 ndeshje presidentët në Superligë dhe në të Parën! Dënime masive në futbollin shqiptar, 'kyçet' stadiumi në Vlorë
30 Mars, 16:49
-
FOTOT/ Jeta e ukrainasve në rajonin e Donetsk mes të ftohtit dhe shirave
30 Mars, 16:48
-
Gjukanoviç: Mali i Zi po përballet me nacionalistët serbë për të zbatuar 'Serbinë e Madhe'! Ballkani kërcënohet nga lufta hibride ruse
30 Mars, 16:42
-
Video që po bën xhiron e rrjetit, Belind Këlliçi harron se çfarë gënjeu 5 minuta më parë për emrin 'Belo'
30 Mars, 16:40
-
Bledi Mane thumbon Kiara Tition: Zgjohet duke menduar për Bora Zemanin
30 Mars, 16:36
-
Cristiano Ronaldo shihet në Madrid, makina luksoze kushton 10 milionë euro
30 Mars, 16:30
-
Hapet xhamia e re në Tiranë, Veliaj: Kush ndërton një xhami, ndihmon një zonë të tërë
30 Mars, 16:25
-
Fantazia e Këlliçit per transportin publik falas, një faturë prej më shumë se 35 milionë euro në vit
30 Mars, 16:20
-
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit/ Dosja që tregon pagesat nga kompanitë e njerëzve të Vladimir Putinit
30 Mars, 16:19