TIRANË - Marrja e kredive të buta nga ana e politikanëve dhe deputetëve të djathtë, i denoncuar nga Fiks Fare, ka sjellë edhe reagimin e deputeti socialist, Erjon Braçe. Me një shënim në Facebook, Braçe thotë se, duhen sekuestruar pasuritë e këtyre politikanëve që kanë marrë kredi të buta nga shteti.
“As që më intereson publikimi i lajmit për zyrtaret e Berishës që kanë marrë kredi strehimi dhe kane blerë vila në "Bllokun e ri të Lalëzit"!! (edhe pse e falenderoj Fiks Fare). Dua hetim dhe ndëshkim! Për zyrtarët e ministrisë së Ndërtimit që kanë dhënë kredinë; Zyrtarët e Berishës që kanë përfituar kredinë”, shkruan Braçe në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, duhet bërë “edhe më shumë se kaq: Sekuestrimin e pasurisë së marrë përmes kësaj skeme mashtruese; Detyrimin për të kthyer kredinë menjëherë!! Mund të duken të palogjikshme por duhet goditur rëndë, shumë rëndë që të mos ndodhë më!!”
“E dyta: Dua një hetim për të gjitha pasuritë (burimin e tyre) e berishëve të sistemuara bukur e qartë, një për ministër e zëvendësministër, drejtorë etj, në bllokun e Lalëzit!”, përfundon mesazhin e tij në Facebook, deputeti socialist, Erjon Braçe.

(Në foto: Shënimi i Erjon Braçes në Facebook)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com