Zbardhet lista e mjekëve të cilët kanë plotësuar numërin minimal të krediteve që u duhen për programin e riçertifikimit. Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim ka publikuar listën e profesionistëve që kanë plotësuar vetëm numërin minimal. Gazeta “Shqiptarja.com”, publikon sot listën e 3500 mjekëve. QKEV u bën apel mjekëve të cilët nuk e gjejnë emrin në këtë listë, të kontaktojnë menjëherë. Program i riçertifikimit është një detyrim për të gjithë mjekët, stomatologët dhe farmacistët.
Ata profesionistë të shëndetësisë të cilët nuk plotësojnë numrin minimal të krediteve të kërkuara, atëherë japin provimin e riçertifikimit dhe më pas u rrezikohet edhe vendi i punës. Ky është program i dytë i riçertifikimit që zhvillohet për profesionistët e shëndetësisë, pas atij të mbyllur në muajin dhjetor 2014.
/Shqiptarja.com