BRUKSEL- Ministrat e Ekonomisë së vendeve anëtare të Eurozonës, të hënën kanë vendosur dhënien e këstit të radhës për Greqinë, por jo të plotë dhe jo të gjithë, por pjesë-pjesë.
 
Athina pretendonte të merrte këstin e radhës prej 8.1 miliardë euro, ndërkohë që Eurogrup ka vendosur të lëvrojë për Greqinë shumën prej 6,8 miliardë eurosh.
 
Sipas burimeve të mirëinformuara, Eurogrup ka vendosur të hënën pasdite dhënien e 4 miliardë eurove brenda muajit korrik dhe 1 miliardë euro plus në muajin tetor, pas realizimit nga ana e Athinës të një sërë kushtesh të vendosura.
 
Nga 5 miliardët që u miratuan nga BE, 2 miliardë vijnë nga SMPs (d.m.th nga fitimet e bankave nga bonot greke të thesarit), 1.5 miliardë euro në korrik dhe 500 milionë deri në tetor. Gjithashtu FMN pritet të disponojë në Greqi dozën prej 1.8 miliardë eurosh në muajin gusht.
 
Pas përfundimit të mbledhjes së Eurogrup, Kristin Lagarde deklaroi se gjatë takimit nuk u “diskutuan çështja nëse borxhi grek është i jetueshëm dhe i administrueshëm”. Paralelisht ajo theksoi se “Nuk rrezikohet financimi i Greqisë nga FMN, po qe se zbatohen prior actions” dhe qartësoi se  FMN nuk ka ndërmend të tërhiqet nga financimi i Greqisë dhe se organizimi që ajo drejton është pjesë e Trojkës.
 
Nga ana e tij, Olli Rehn, deklaroi se ka vërtet ngërç në çështjen e privatizimeve, por qeveria greke ruan të ashtuquajturin ‘momentum’.
 
Nga ana e tij ministri gjerman Soible, ka thënë se dhënia e këstit më të vogël si shumë, por edhe me doza, bëhet për shkak se në Greqi ka vonesa të mëdha në reformat e kërkuara dhe të pranuara nga ana e qeverisë greke. Pavarësisht se Greqia gjentet në rrugë pozitive, përsa u përket shumë reformave dhe kërkesave të imponuara nga Trojka duhet që të kryhen sa me shpejt dhe pa vonesë.
 
Sipas tij, kreditorët respektojnë përpjekjet e bëra deri më tani nga Athina, po kaq nuk mjafton, ato duhet të kryhen sa me shpejt dhe duhet të jenë radikale.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)