Kremlini gati për luftë, Putin urdhër
për përforcim të fuqisë bërthamore

Kremlini gati për luftë, Putin urdhër<br />për përforcim të fuqisë bërthamore
Rusi- Duket se cdo ditë e më shumë Rusia po legjitimon shtimin e forcave të saj ushtarake duke shtuar frikën se ndodhemi përpara një përplasje të mundshme mes fuqive botërore që duket se kërkojnë një rend të ri botëror.

Presidenti I Rusisë Vladimir Putin ka urdhëruar përforcim të fuqisë bërthamore të Rusisë.

Shefi i Kremlinit  ka shpjeguar se forcat ushtarake ruse duhet të zhvillojnë raketa të afta për të depërtuar përtej cdo lloj sistemi mbrojtës dhe të jenë të gatshëm për sulme të mundshme në kufi.

Ai nënvizoi se ushtria duhet të ndjekë me vëmendje çdo lëvizje apo ndryshim në kufi  duken patur këtu parsysh si situatën ushtarake por edhe atë politike.

Sipas shefit të Kremlinit  të gjitha këto masa do të ndërmerren për të neutralizuar kërcënime të mundshme me të cilat mund të përballet vendi.
 
“ Kemi nevojë të përforcojmë fuqinë ushtarake të strategjisë sonë bërthamore, në vecanti komplekset e raketave që mund  të depërtojnë në çdo sistem të mbrojtjes  si sot por edhe në të ardhmen. Forcat ushtarake bërthmaore ruse janë rritur 60% në total” u shpreh Putin gjatë një takimi me ministrat e mbrojtjes në Moskë.

Më tej, duket se dhe ministri i Mbrojtjes duket i gatshëm për çfarëdolloj situate.

Serghiei Shoigu u shpreh se forcat bërthamore ndodhen në gatishmëri të plotë në çfarëdolloj momenti.
 
Duket se ende nuk ka kaluar koha e të treguarit se kush është fuqia më e madhe që mund të trazojë të gjithë botën.

E sigurisht Rusia është një nga ato shtete që gjithmonë ka ditur të ketë rolin e saj në histori, për më tepër me një president si Vladimir Putin cili ka besim në fuqinë e shtetit që drejton.
 
“Kemi shumë për të bërë, por në të njëjtën kohë sot kemi jo vetëm pushtet ushtarak, por edhe historik, gjeografik, dhe me siguri mund të themi se sot jemi më të fortë nga cilido agresor, kushdo qoftë ai” u shpreh shefi i Kremlinit.
 
Sigurisht në fjalimin e tij nuk mund të mbetej mbrapa situate në Siri, duke theksuar se  operacionet e ushtrrisë qeveritare janë një sukses i politikës së Kremlinit.  

Edhe vetë ministri Shoigu konfirmoi se Rusia ka dërguar në Siri 162 lloje armatimesh modern si dhe avionë Sukhoi Mig dhe helikopterë të tipit Kamov.

"Zinxhiri i" revolucioneve me ngjyra "përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikë është thyer", përfundoi ministri.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër