
Presidenti rus Vladimir Putin është duke punuar me orë "jashtëzakonisht të zgjatura", por ai është "emocionalisht mirë". Kështu deklaroi zëdhënësi i Cremlimo, Dmitry Peskov.
"Dita e punës e presidentit zgjat nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë dhe orari i tij i punës është jashtëzakonisht i parregullt," u tha Peskov gazetarëve.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje specifike, Peskov shtoi se "gjendja e tij emocionale është në rregull". Peskov iu përgjigj në këtë mënyrë aludimeve mbi shëndetin fizik dhe mendor të Putinit, se ai është me kancer dhe se ilaçet që merr i shkaktojnë çrregullime.
Lajmi kryesor:
Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme










