Rusia është e gatshme të vazhdojë luftën edhe për 0,01% të territorit të rajonit ukrainas të Donetskut, të cilin Moska e pretendon si pjesë të Federatës Ruse. Deklarata u bë këtë të diel nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një intervistë për gazetarin e “Vesti”, Pavel Zarubin.

“Edhe për gjysmë pikë përqindjeje, edhe për një të qindtën e një pike përqindjeje. Është Federata Ruse. Nuk ka asgjë për të diskutuar”, deklaroi Peskov, duke iu referuar territorit të të ashtuquajturës “Republika Popullore e Donetskut”.

Rusia pretendon të gjithë rajonin e Donetskut si territor të saj, megjithëse nuk e kontrollon atë plotësisht. Moska shpalli aneksimin e Donetskut së bashku me Luhanskun, Zaporizhzhian dhe Khersonin në vitin 2022, një veprim që Ukraina dhe pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar nuk e njohin.


Lajmi kryesor:

Sulme të reja në Kiev gjatë vizitës së kancelarit Merz! Moska: Do të luftojmë edhe për 0,01% të territorit të Donetskut! OKB zbulon bilancin tronditës të luftës në Ukrainë