Moska shpreson që në tetor t të zhvillohet një raund i ri bisedimesh trepalëshe mes Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha për median Izvestia se ideja e një takimi të tillë është diskutuar dhe se Rusia ndan të njëjtin qëndrim me Jared Kushner. Ai shtoi se aktualisht nuk ka propozime të reja, por qëllimi i bisedimeve është pikërisht gjetja e alternativave për zgjidhjen e konfliktit. Ndërkohë, këshilltari i Vladimir Putinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, deklaroi se përparimi në çështjen territoriale do ta bënte më të lehtë arritjen e marrëveshjeve edhe për temat e tjera që mbeten të hapura.


Lajmi kryesor:

Dron mbi Lituani, mbyllet aeroporti i Vilniusit! NATO ngre avionin luftarak, Kievi paralajmëron BE-në: Barbarët rusë janë në dyert tuaja! Kremlini: Bisedime të reja trepalëshe në tetor