Foto: Dmitry Peskov

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, tha se Kremlini nuk ka informacion objektiv mbi rifillimin e një raund bisedimesh midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilat, megjithatë, ishin të hapura për negociata para shpërthimit të armiqësive.

"Po marrim një numër deklaratash kontradiktore nga të gjitha palët. Nuk e dimë situatën reale", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit.

 Rusia, deklaroi gjithashtu Peskov, do të reagonte jashtëzakonisht negativisht ndaj çdo përshkallëzimi të konfliktit me Iranin në rajonin e Detit Kaspik.

Zëdhënësi i Kremlinit, megjithatë, nuk pranoi të komentonte mbi lajmet se Izraeli kishte goditur anijet ruse që dyshohet se transportonin armë në Iran nëpërmjet Detit Kaspik.

"Sa i përket këtyre gjërave, nuk kemi dëgjuar për to. Sinqerisht, nuk kam informacion për to", tha Peskov.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Raketat e Iranit thyejnë mburojën e Tel Avivit, Izraeli kundërpërgjigjet duke shënjestruar impiantet energjitike të Iranit! Zgjidhet pasuesi i Larijanit!