Presidenti rus Vladimir Putin duket se është i gatshëm për një takim me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, për të diskutuar mbi fundin e luftës.
Qëndrimi i Putin në lidhje me gatishmërinë e tij për t'u takuar me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky mbetet i pandryshuar, tha këshilltari presidencial Yury Ushakov për mediat.
Këshilltari presidencial vuri në dukje se mesazhet e përcjella nga Kievi përmes kryeministrit sllovak Robert Fico, i cili u takua sot me Putinin në Kremlin, "u kaluan përmes shumë ndërmjetësve, përfshirë Trumpin".
"Presidenti ynë është përgjigjur vazhdimisht se nëse ai (Zelensky) dëshiron të takohet me ne, duhet të telefonojë Moskën; ne jemi të gatshëm ta presim dhe të zhvillojmë bisedime", citohet të ketë thënë Ushakov nga Tass.
Lajmi kryesor:
Arrihet armëpushimi 3 ditor mes Rusisë dhe Ukrainës! Festime në Moskë për Ditën e Fitores, paradë pa delegacione dhe armë









