Presidenti rus Vladimir Putin mbetet i hapur për negociatat në lidhje me Ukrainën. Kështu është shprehur sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Kjo ishte përgjigja në lidhje me atë që tha Michael Waltz, i caktuar nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare.
Sipas tij ekipi i Trump synon të punojë me administratën aktuale të Presidentit Joe Biden për mundësinë e një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.
"Ju e dini se presidenti ka konfirmuar vazhdimisht se ai është i gatshëm për bisedime për paqe," tha Peskov.
Më tej Peskov theksoi se nuk ka unanimitet midis vendeve evropiane për dërgimin e mundshëm të trupave në Ukrainë duke komentuar lajmet e publikuara nga Le Monde sipas të cilës brenda BE po zhvillohen diskutime për dërgimin e mundshëm të forcave ose mercenarëve nëse presidenti i ardhshëm amerikan Donald Trump tërheq mbështetjen e tij për Kievin.
“Natyrisht, që ide të tilla janë shprehur më parë nga kryeqytete të ndryshme evropiane," tha Peskov.
"Por janë shprehur gjithashtu edhe mendime të kundërta. Prandaj, nuk ka një unanimitet mendimi mes evropianëve-sigurisht ata janë kokëfortë në lidhje me këtë çështje”, nënvizoi ai.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë
Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
40.2%
-
Negativ
45.7%
-
Jam i/e dyzuar
14.1%
Vota total: 3841
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Nuk ka kuptim të përpiqesh të negociosh me Putinin', e veja e Alexei Navalnyt: Do të gënjejë, do t’ju detyrojë të luani lojën e tij
15 Shkurt, 11:28
-
Ukraina dhe SHBA-ja nuk arrijnë marrëveshje për mineralet e rralla
15 Shkurt, 09:07
-
Armëpushimi që desh e shtyu Evropën në humnerën e luftës
15 Shkurt, 08:31
-
Ishte e lehtë të negocioje me Putinin, mjafton t’i japësh gjithçka që kërkon
14 Shkurt, 22:08
-
Putin uron Vuçiç: Partneriteti strategjik me Serbinë po zhvillohet me dinamikë
14 Shkurt, 22:07
-
Konferenca e Mynihut, Ledjon Krisafi: Me qëndrimet e JD Vance, kemi ofensivë amerikane ndaj BE-së! Trump po i plotëson Putinit të 3 kushtet
14 Shkurt, 19:49
-
Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Zelensky pas takimit me Vance: Tani, një paqe e vërtetë dhe e garantuar! Do të flas me Putinin vetëm me një plan të përbashkët SHBA-BE
14 Shkurt, 16:18
-
Vance: SHBA do të dërgojë trupa në Ukrainë nëse nuk arrihet paqja
14 Shkurt, 15:37
-
Lufta në Ukrainë/ Trump njofton bisedimet trepalëshe në konferencën e sigurisë në Mynih
14 Shkurt, 07:50
-
Negociatat Rusi-Ukrainë/ Eksperti Kamberi për Report Tv: Takimet mes palëve mund të mbahen në Arabinë Saudite! BE mund të mos përfshihet, nuk pëlqehet nga Trump e Putin
13 Shkurt, 21:13
-
Rusi-Ukrainë, 'nyja e territoreve' nga Krimea në Kursk - Putini kërkon një territor sa e gjithë Greqia
13 Shkurt, 20:18
-
Sekretari Hegseth: SHBA synon zgjidhje diplomatike për paqe të qëndrueshme në Ukrainë
13 Shkurt, 18:46