Duke komentuar deklaratat e Presidentit amerikan Donald Trump, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, akuzoi Kievin se deklaratat e shefit të Shtëpisë së Bardhë i interpreton si sinjale për luftë dhe jo paqe.

Nga ana tjetër, Peskov u shpreh se po i monitoron me kujdes deklaratat në lidhje me furnizimet me armë të Ukrainës nga Perëndimi.

Së fundmi, Presidenti Trump ka dhënë deklarata kontradiktore lidhur me furnizimin e Ukrainës me armë, fillimisht duke premtuar raketa, e më pas duke deklaruar se nuk mban anën e askujt.