Në Shkodër besimtarët myslimanë kanë uruar Kurban Bajramin duke uruar për begati dhe paqe. Gjatë pritjes së personaliteteve për urime myftiu i Shkodrës ka refuzuar të presë përfaqësues dhe deputetë të PS. Myftiu Sytari është larguar në kohën që kanë hyrë deputeti Namik Kopliku, kreu i PS në Shkodër, Luan Heta dhe drejtorë të administratës. Mendohet se shkak i refuzimit ishte fakti se ata nuk e kishin uruar myftiun, Bajramin e kaluar në Fiter Bajram.
Mijëra besimtarë myslimanë iu bashkuan faljes e Kurban Bajramit edhe në qytetin e Elbasanit. Ceremoia u mbajt në sheshin kryesor të qytetit ku besimtarët kryen ritin e faljes. Myftiu i Elbasanit Agim Duka bëri thirrje për më shumë paqe harmoni , vëllazëri e solidaritet
Urimet me mesazhe dashurie, paqeje dhe harmonie kanë shoqëruar besimtaret lezhjanë në këtë festë të shënuar për komunitetin Myslyman. Miftiu i Lezhës ka uruar të gjithë besimtaret duke u shprehur se duhet ti lëmë menjëanë konfliktet dhe mosmarrveshjes midis njëri tjetrit.
Lutjet për Kurban Bajramin në Kukës kanë shkuar për të afruar njerëzit në konflikt.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO