Në parkun arkeologjik Amantia u kremtua si çdo vit tjetër festa e këtij qytetarimi të lashtë, me pjesëmarrjen e disa artistëve të njohur dhe nën një atmosferë mjaft të bukur. Nën kujdesin e veçantë të deputetit të zonës, Vullnet Sinaj, aktiviteti mblodhi shume vizitorë vendas dhe të huaj, të cilët shijuan interoretimet e Mirush Kabashit e grupeve polifonike dhe qeshën me humorin e aktorit Florian Binaj.
Deputeti Sina e vlerësoi Amantian si një nga zonat më të rëndësishme kulturore të vendit tonë. Sipas tij, ministria e Kulturës ka edhe një project për ndërhyrje në mënyrë që zona të kthehet plotësisht në identitet.
Parku arkeologjik i Amantias është 15 hektarë. Ndodhet në majën e kodrës të fshatit Ploçë. Rruga për në të përshkon luginën e lumit Shushicë si dhe fshatra të kësaj krahine, ku gjatë saj na shfaqen shumë dëshmi se sa natyra e ka bekuar njeriun.
Ne parkun e Amantias,jo vetem qe duhet te nderhyhet,por e gjithe krahina e Kudhes Grehotit, (Sevasterit) eshte nje zone ku mund te investohet per krijimin e kushteve per ndertimin e Bujtinave,per turizem malor,diner dhe vere.Eshte nje zone e rralle me vlera te jashtezakonshme historike.Ka njerez te mbrekullueshem dhe shume mikeprites,karakteristike e vyer shqiptare,ka Kuroren e Malit Tartar,Vendi Shenjte dhe me histori mistike e cila barazohet me Malin e Tomorrit.Duhet te behet e njohur per turistet,por se pari duhet te behet ura Kalivac-Shkoze qe ka mbetur ne mes dhe te shtrohet rruga Sevaster-Tepelene.Atehere ajo zone do te kete miliona turist ne vit per resurset qe ofron,bimet medicinale,ushqim in bio ujin e Dristiles ne Gur te Lunecit,Teqen e Dorzes ku ka histori te cuditshme,Goricen etj etj,vlera te jashtezakonshme qe do te mahnis turistet shqiptar dhe te huaj.Atehere do te kuptohet se cfare pasurie kane shqiptaret te cilen per shekuj nuk e kane shfrytezuar sepse nuk ka patur infrastrukture.Urojme tu jepet prioritet sepse zhvillohet vendi.
Përgjigju