Të shumtit, apo siç e njeh Kisha festa e shenjtorëve, shënoi një tjetër moment të veçantë në qytetin e Lezhës gjatë kësaj fundjave.
Fëmijët, të veshur si shenjtorë dhe të shoqëruar nga përfaqësues të klerit katolik dhe shumë qytetarë, marshuan nga qendra e qytetit drejt Katedrales së “Shën Nikollit”, ku u mbajt edhe kremtimi i kësaj ngjarjeje të rëndësishme.
Famullitari i Katedrales së Lezhës, Dom Frano Çivljak, në fjalën e tij u ndal te rëndësia e kësaj ngjarjeje, e cila u kushtohet të gjithë atyre që kanë jetuar në shenjtëri.
Kleriku katolik u kujdes të distanconte këtë kremtim nga mënyrat e frikshme me të cilat një pjesë e njerëzve zgjedhin ta shënojnë këtë ditë, duke theksuar se Halloween-i nuk është një festë e krishterë.
Festa e të Gjithë Shenjtorëve vijoi edhe pas ritualit fetar në Katedrale, duke e kthyer këtë kremtim në një mbrëmje festive për të gjithë qytetin.







Komente
Komento