Kisha e Shën Gjergjit në Fier me rastin e Krishtlindjeve ka pritur  qindra besimtarë të cilët kanë ndjekur  mëngjesin e sotëm meshën e mbajtur me këtë rast. Hirësia e tij,  Metropoliti i Fierit dhe Apollonisë, Imzot Nikolla, në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve dhe gjithë komunitetit ka përcjellë urimin për me tepër mirësi dhe mbarësi në çdo familje besimtarësh.

Ndërkohë me qirinj në duar besimtarë të grupmoshave të ndryshme kanë përcjellë urimet e tyre për më shumë harmoni e dashuri me njëri- tjetrin, ndërsa nuk kanë kursyer edhe mesazhet për politikën.

“Gëzuar festat, vit i mbarë.

Gëzuar festat të gjithë shqiptarëve kudo qofshin”, shprehen ata.

Krishtlindja, është një ditë ku dashuria flet me gjuhën e saj të vërtetë dhe urrejtja sfidohet. Lindja e Jezu Krishtit birit te Perëndisë simbolizon dashurinë e Zotit për njeriun për të cilën ai erdhi mes nesh dhe kjo dashuri kërkohet të mbretërojë kudo në tokë në të gjithë njerëzimin.


Lajmi kryesor:

Gëzuar Krishtlindjen! Besimtarët lutje e mesazhe në meshë! Kryepeshkopi Joan: Bota ka nevojë për dritën e Krishtit! Dodaj: Ecim me shpresë përballë çdo zhgënjimi