85 vjeç i rikthehet detyrës për të luftuar COVID-19: Po të kisha frikë nuk do isha mjek

Është 85 vjeç, por kjo nuk e ka penguar t'i rikthehet profesionit të tij si mjek në spital në Itali, ku nevoja është tepër e madhe. Doktori Giampiero Giron dhe pse në pension, ai është rikthyer për të luftuar kundër koronavirusit duke u cilësuar krenaria italiane.

Ai  rikthehet nga pensioni për të shpëtuar të tjerët. A ka frikë? Përgjigja e tij ishte e thjeshtë dhe me një mesazh për të gjithë 'Unë nuk do të kisha qenë kurrë një doktor po të më ndalonte frika. Unë u betova të isha një i tillë'.

Një gjest i tillë është i mjaftueshëm për të dhënë një shembull dhe për të ndezur dritën e shpresës në tunel. Doktor Giron është anestezistë venecian në pension dhe sot ndodhet pranë pacientëve të infektuar me COVID-19  në frontin e luftës.

Veprimi i tij për të vijuar profesionin e tij deri sa të ketë jetë është një shembull për të gjithë kolegët e tij në të gjithë botën, për të ushtruar sot atë për të cilën janë betuar: Të shpëtojnë jetë njerëzish.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të hapet transporti publik e ai ndërqytetas?

Komento

Komente

  • Burgaajeti: 03/04/2020 23:00

    Respekt per kete te nderuar Doktor 85 vjecar,i uroj jete te gjate! Thashe se,mos ishte Tritan preshi,70-71 vjec dhe do habitesha...

    Përgjigju
    • ASTRI: 04/04/2020 08:40

      gojet e liga flasin qe ai do stabilizohet mjek emergjence COVID-19 ne lushnje. debolesa e zotit preshi per ate qytet dhe nostalgjia e ka bere te rikthehet.

    • Rita.: 04/04/2020 06:55

      Ka marre shembull nga prof.dott.Borisha.dott Vasiliqiu apo Tritan Preshi.



×

Lajmi i fundit

John

Nesër në parlament/ Shtyrja e pagesës së kësteve të tatimit mbi fitimin, heqja e taksës së infrastrukturës për rindërtimin, e kredia e re nga FMN!