ITALI - Krerët e lartë evropianë janë alarmuar nga zhvillimet e fundit politike në Itali pas deklarimit të kryeministrit italian Mario Monti se do të japë dorëheqjen menjëherë pas miratimit të stabilitetit në parlament dhe rikthimit të Silvio Berluskonit në politikë.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle ka paralajmëruar Berluskonin, që të mos e godasë Gjermaninë dhe që Berlini të mos bëhet subjekt i fushatës populiste zgjedhore. Më herët ish-kryeministri italian kishte akuzuar ish-komisionerin Mario Monti se kishte ndjekur politika nga të cilat kishte përfituar Berlini dhe si rrjedhojë kishte thelluar edhe më tej recesionin në Itali.

Në një prej kanaleve televizive, Berluskoni është shprehur se gjithmonë ka kundërshtuar kërkesat gjermane ku në mënyrë të veçantë kancelaren gjermane Angela Merkel duke i kërkuar vendeve në krizë për të miratuar masa të ashpra kursimi.

E ndërsa nga ana tjetër disa nga liderët evropianë Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Hervey Van Rompuy kanë lavdëruar Mario Montit duke u shprehur se ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit në Eurozonë.

Gjithashtu edhe Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabas tha se qeveria teknike e Mario Montit i ktheu vlerat Italisë. Edhe mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar situatën politike në Itali ku gazeta angleze Financial Times fton profesorin e nderuar për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërsa Wall Street Journal shkruan në italisht “Ciao Monti” duke lënë për të kuptuar që bëhet fjalë për një mirupafshim dhe jo një lamtumirë.

(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)