TIRANE - Demokratët kanë kaluar shumë pak kryetarë, pasi kryetar i vetëm ka qënë gjithnjë Sali Berisha. I pari kryetar i PD ka qënë lideri i dhjetorit, i ndjeri Azem Hajdari. I cili për 24 orë ia la këtë post ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, për ta marrë së fundmi në shkurt 1991 Sali Berisha. Me zgjedhjen President në vitin 1992, Berisha deri në vitin 1994 ia la Eduart Selamit, të cilin e përzuri me ceremoni për ta zëvendësuar me Tritan Shehun.
Më pas Shehu ia dorëzoi sërish Berishës me daljen e PD në opozitë në vjeshtën e vitit 1997, i cili e ka mbajtur pa prekur këtë post deri katër ditë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, teksa deklaroi humbjen e thellë bëri të ditur dhe dorëheqjen nga ky post. Nga dje në krye të PD është Lulzim Basha, që i bie të jetë kryetari i gjashtë PD gjatë 23 viteve të demokracië por që gjithnjë dominues në këtë parti ka qënë kreu i dorëhequr dhe lideri historik i PD Sali Berisha.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com