/ATSH/.- Qeveria e Kosovës ka emëruar Kreshnik Gashin, sekretar të përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme për një mandat 3 vjeçar.
Sipas KosovaPress, po ashtu, qeveria ka ndarë mjetet financiare për mbulimin e punës së sekretarisë së komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.
Qeveria në mbledhjen e saj ka ndarë edhe 100 mijë euro për dëmet e shkaktuara nga zjarri në stadiumin 'Riza Lushta', në Mitrovicë.