Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka ankimuar në Gjykatën e Lartë vendimin për dënimin e tij. Jorgo Goro është liruar nga burgu në 29 gusht të 2025.
Ai kreu 2 vite e 20 ditë burg, nën akuzën për shpërdorim detyre. Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.
Goro u dënua pasi përcolli pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një toke bujqësore pronë shtet, në favor të Stavri Mëhillit, në kërkim. Pas kësaj procedure, toka u shit te një shoqëri private me përfaqësues ish-deputetin Artan Gaçin.
Në total përllogaritet rreth 10 mijë m2 tokë e tjetërsuar në 2 sipërfaqe të ndryshme, për të cilën GJKKO vendosi konfiskimin për llogari të shtetit. Gjithashtu gjykata konfiskoi edhe apartamentin rreth 81 m katrorë që ishte në emër të biznesmenit Gentian Sula si pronë e fshehur e ish-kryebashkiakut. Jorgo Goro ka edhe një tjetër dosje penale në ngarkim, për tjetërsimin e një toke në Livadhë të Himarës.
Komente













Te lirohet derziu
Përgjigju